Lajme
Gjermania ka mungesë të punëtorëve shëndetësorë
Mijëra vende të lira pune
Sektori i kujdesit shëndetësor në Gjermani është më i prekuri nga mungesa aktuale akute e punëtorëve të kualifikuar, u tha në një studim të ri.
Afër 47.400 vende të lira pune nuk kanë mundur të plotësoheshin me aplikantë të kualifikuar më 2023-2024, tha hulumtimi i kryer nga Qendra për Konkurrencë për Punësimin e Punëtorëve të Kualifikuar e Institutit gjerman për Ekonomi.
Mungesa më e madhe është për fizioterapeut, me gati 1.600 vende të lira puna. Mungesa e asistentëve dentarë është 7.350 dhe 7.100 vende të lira puna janë për personelin e kujdesit shëndetësor dhe infermierë, shkruan rel.
“Popullsia që po plaket çon në rritjen e kërkesës për shërbime të kujdesit shëndetësor. Kjo rritje është barë për punëtorët aktualë të kualifikuar”, thanë autorët e studimit.
Edhe në vitet paraprake, sektori i shëndetësisë në Gjermani ishte i pari sa i përket mungesës së punëtorëve të kualifikuar.
Ndërkaq, sa u përket të gjitha industrive nga korriku i vitit 2023 deri në qershor të vitit 2024, mesatarisht kishte mungesë të mbi 530 mijë punëtorëve të kualifikuar.
Sektori i dytë që renditet me mungesën më të madhe të punëtorëve është ai i ndërtimit me rreth 42 mijë vende të reja pune. Ndërkaq edhe 10.350 vende të lira puna, tha studimi, ishin sa u përket instalimeve elektrike.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana












