Lajme
Gjermania me porosi për Kosovën e Serbinë për arrestimet e Popoviqit e Spahiut
Ministri gjerman i Shtetit, Gunther Krichbaum, ka deklaruar se Gjermania po i monitoron nga afër arrestimet e shqiptarëve në Serbi dhe atë të Igor Popoviqit në Kosovë.
Ai u ka bërë të dyja vendeve disa kërkesa, pas takimit me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
“Ne vazhdojmë ta monitorojmë nga afër arrestimin e ndihmësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë. Çdo masë e heqjes së lirisë duhet të jetë e justifikuar dhe proporcionale. Po ashtu po e monitorojmë nga afër arrestimin e shtetasit kosovar Arbnor Spahiu nga autoritetet serbe dhe presim që Serbia të sigurojë plotësisht dhe shpejt zbatimin e procedurave ligjore, të respektojë të drejtat themelore dhe të garantojë proces të drejtë ligjor, në përputhje me Marrëveshjen e Dialogut për drejtësinë që thotë se procedurat penale për veprat në Kosovë duhet të zhvillohen në parim në Kosovë”, thuhet në komunikatë, transmeton albinfo.ch.
Sipas tij, Gjermania e mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe u ka bërë thirrje qeverive të tyre t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri tash dhe “të përmbahen nga deklarata apo veprime përshkallëzuese”.
“U bëj thirrje të dyja shteteve që të rikthejnë angazhimin e plotë në procesin e dialogut. Kjo përfshin mundësimin e lëvizjes së lirë dhe të sigurt, po ashtu për negocitatorët dhe ekipet e tyre, si dhe një përmbajtje të kujdesshme në deklaratat publike, duke pasur parasysh mandatet përkatëse. Gjermania është e gatshme të mbështesë të dy shtetet në avancimin e një procesi të qëndrueshëm, gjithëpërfshirës dhe paqësor të normalizimit”, thuhet në komunikatë.
Ai u shpreh se Gjermania e sheh Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe se për këtë normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është thelbësor ndërsa tha se të dyja palët duhet të zbatojnë standardet dhe vlerat evropiane.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 Zjarri në Crans-Montana ka marrë një tjetër viktimë. Një zviceran 18-vjeçar vdiq në spital në Cyrih... -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor











