Kosova
Gjermania merr një vendim të madh për Kosovën
Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se Kosova dhe Gjermania janë më afër se asnjëherë më parë.
Nga 24 janari 2020 Qeveria Ferderale e Gjermanisë hoqi Kosovën nga lista e shteteve për verifikimin e sigurisë së njohur ndryshe si SUG.
Haradinaj tha se ky vendim është hap i një kapitulli të ri të marrëdhënieve bilaterale midis vendeve mike dhe thellon raportet ndërshtetërore.
Postimi i plotë: Nga sot, Kosova dhe Gjermania janë më afër se asnjëherë më parë!
Vendimi që Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë nga 24 janari 2020 ka hequr Republikën e Kosovës nga Lista e Shteteve për Verifikimin e Sigurisë, të njohur ndryshe edhe si SÜG (Sicherheitsüberprüfungsgesetz) është një lajm i mrekullueshëm dhe i rëndësisë së veçantë për Kosovën, Gjermaninë dhe shtetasit e dy vendeve. Ky vendim hap një kapitull të ri të marrëdhënieve bilaterale mes vendeve tona mike dhe thellon raportet tona ndërshtetërore.
Faleminderit Qeverisë gjermane, organeve të sigurisë dhe kancelares Merkel!
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Qyteti i Cyrihut shënon numrin më të lartë të banorëve në histori Kurrë më parë kaq shumë banorë në Cyrih... -
Hetimet zbulojnë detaje të reja për arrestimin e kosovarit në Cyrih -
Hotel luksoz në Crans-Montana mbyllet për shkelje sigurie -
Parlamenti kritikon ashpër kushtet e paraburgimit në Vaud -
Banesat në Zvicër, qeveria synon rritjen e ndërtimit përmes fondeve publike














