Lajme
Gjermania miraton lehtësime për të papunët
Sistemi i asistencës sociale në Gjermani (Hartz IV) do të marrë një emër të ri: Bürgergeld (Paratë për qytetarët). Por projektligji i miratuar të mërkurën nga qeveria gjermane përmban edhe disa ndryshime të tjera.
Reforma e asistencës sociale, e miratuar të mërkurën, më 14.09.2022, nga qeveria gjermane është një nga projektet e debatuara më së shumti në Gjermani. Tri ndryshime thelbësore kanë ngjallur debate të shumte: rritja e asistencës sociale, heqja e sanksioneve për gjashtëmujorin e parë të marrjes së ndihmës dhe mosprekja e pasurisë që nuk i kalon 60 mijë eurot në dy muaj te parë. Ligji hyn në fuqi më 1 janar 2023, por më parë ai do të duhet të miratohet nga Parlamenti Gjerman.
Rritet ndihma sociale
Ai parashikon një rritje me 12 për qind të ndihmës sociale, duke filluar nga 502 euro për një person që jeton vetëm, plus shpenzimet për banesë, qiranë, ngrohje dhe rrymën. Veç kësaj, projektligji parashikon rritje edhe për grupe të tjera: Për persona të moshë madhore që jetojnë në çift ndihma sociale do të jetë 451 pro person, për fëmijët në moshat 14-17 vjeçare asistenca sociale do të jetë 420 euro në muaj, kurse për fëmijët në moshat 6-13 vjeçare asistenca do të jetë 346 euro në muaj, për fëmijët nën 5 vjeç 318 euro / muaj.
Më pak presion, më shumë kualifikim
Nga ky projektligj përfitojnë personat që janë regjistruar si punëkërkues. Deri tani, sistemi Hartz IV, parashikonte sanksione, si ulje të ndihmës sociale, nëse punëkërkuesit nuk paraqiteshin në takimet e caktuara nga agjencia e punës (Jobcenter) ose nuk pranonin vendet e punës që u ofroheshin. Këto sanksione do të hiqen në gjashtë muajt e parë.
Agjencia e Punës do të ketë si prioritet jo patjetër gjetjen e një vendi të ri pune, por kualifikimin e mëtejshëm të punëkërkuesve. Projektligji i ri është testuar në një filial të Agjencisë së Punës në Lichtenberg të Berlinit, dhe shumë të prekur ndjehen më mirë me këtë sistem.
Risi është edhe se këtej e tutje do të kenë të drejtë të marrin ndihma sociale, për një periudhë deri dy vjeçare, edhe ata persona që kanë deri në 60 mijë euro kursime, plus nga 30 mijë euro për çdo pjesëtar tjetër të familjes. Shteti merr përsipër për dy vjetët a para të gjitha kostot e qirasë ose të banimit sado e shtrenjtë që mund të jetë banesa. Vetëm pas tre vjetësh papunësi, shteti do të kërkojë transferimin në një banesë të përshtatshme, ose heqjen e shpenzimeve nga paratë e hequra mënjanë./DW
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











