Lajme
Gjermania ndalon udhëtimet drejt Britanisë
Masa do të hyjë në fuqi të dielën
Gjermania e ka klasifikuar Mbretërinë e Bashkuar si zonë e “varianteve shqetësuese”, duke ndaluar kështu të gjitha udhëtimet joesenciale.
Ambasada gjermane në Mbretërinë e Bashkuar u shpreh se vendimi ka ardhur si pasojë “rishfaqjes së virusit”, përfshi dhe raste të varianteve më ngjitëse dhe se “janë parë të gjithë të dhënat”, duke e cilësuar vendimin si “jo të lehtë”, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Shtetasit gjermanë që do të udhëtojnë nga Britania do t’u lejohet hyrja në Gjermani, ndërsa të tjerëve do t’u duhet të japin një arsye të fortë. Të gjithë duhet të prezantojnë test negativ ndaj COVID-19 të 48 orëve të fundit dhe të qëndrojnë në karantinë për dy javë.
Varianti B.1.617 u zbuluar për herë të parë në tetor në Indi dhe tashmë është identifikuar në 50 shtete në mbarë botën.
Varianti besohet se është arsyeja e rritjes së lartë të infektimeve dhe fataliteteve në Indi dhe është kategorizuar si “variant shqetësues” nga OBSH.
Britania ka identifikuar mbi 3.850 raste të variantit të ri.
Më herët gjatë muajit, në një letër prezantuar qeverisë britanike thuhej se varianti indian mund të jetë deri në 50 për qind më ngjitës.
Mbretëria e Bashkuar është vendi më i prekur nga COVID-19 në Europë, me rreth 128 mijë viktima, megjithatë ka dhe shkallën më të lartë të vaksinimeve në botë, ku 54.8 për qind e popullsisë ka marrë të paktën njërën dozë.
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran












