Lajme
Gjermania ndanë 29.5 milionë € për Kosovën
Shteti gjerman është njëri nga donatorët më të mëdhenj në Kosovë. Brenda 15 vjetësh Gjermania ka ndarë 450 milionë € për shtetin kosovar
Qeveria Federale e Republikës së Gjermanisë ka ndarë një shumë prej 30 milionë eurosh për ta mbështetur sivjet, zhvillimin demokratik dhe infrastrukturor të Kosovës. Me këtë donacion, Gjermania mbetet njëri nga shtetet që ka ndihmuar më së shumti zhvillimin dhe rimëkëmbjen e Kosovës.
Kjo ndihmë, do të ndihmojë Kosovën në përafrimin me Bashkimin Evropian.
“Duke iu referuar negociatave qeveritare me Republikën e Kosovës të datës 22 maj 2015, Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë ofron në dispozicion një shumë të re prej 29,5 milionë Euro për vitin 2015”, thuhet në një komunikatë lëshuar nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.
Projektet e bashkëpunimit financiar përmbajnë programe të energjisë, përmirësimit të sistemit të ngrohjes qendrore në Prishtinë dhe programe për trajtimin e ujërave të zeza dhe menaxhimin e mbeturinave.
“Projektet e bashkëpunimit teknik përmbajnë programe në fushën e arsimit dhe përkrahjes së punësimit, menaxhimit të tokës dhe kadastrës, efiçiencës së energjisë, si dhe ngritjes së shërbimeve lokale të qëndrueshme dhe fondeve për studime dhe ekspertë”, thotë komunikata.
Ndryshe, me një vëllim të deritanishëm prej mbi 450 milionë Euro, Gjermania është njëri nga donatorët më të mëdhenj në fushën e bashkëpunimit zhvillimor me Kosovën. Veç kësaj, Gjermania angazhohet edhe në kuadër të BE-së dhe në projekte të tjera multilaterale.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit Këshilli i Shtetit i Gjenevës ka validuar rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve për Këshillin... -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool











