Kosova
Gjermania ndihmon Kosovën me 46 milionë euro
Mbi 46 milionë euro do të japë Gjermania për Kosovën për vitet 2018 – 2019, del në pah nga një përgjigje e qeverisë gjermane ndaj grupit të djathtë parlamentar "Alternativë për Gjermaninë" (AfD)
Qeveria Gjermane ka planifikuar si ndihmë zhvillimore për Kosovën për periudhën 2018-2019 një buxhet prej 46,1 milionë euro, prej të cilave 23,7 milionë janë në bashkëpunimin teknik dhe 22,4 milionë në bashkëpunimin financiar. Kjo bëhet e ditur nga një përgjigje e qeverisë gjermane ndaj një pyetjeje të grupit parlamentar të partisë Alternativë për Gjermani (AfD), raporton “DW”.
Tre rezultatet kryesore të këtij bashkëpunimi, sipas qeverisë Gjermane janë: furnizimi me ujë të pastër dhe të vazhdueshëm 24-orësh në rajonin e Prishtinës; ngritja e Qendrës Gjermane të Informacionit për Migracion, Arsim Profesional dhe Karrierë (DIMAK) në Prishtinë, synimi i së cilës është të parandalojë migrimin e parregullt dhe të ofrojë asistencë për kthyesit nga Gjermania; si edhe forcimi i institucioneve dhe organeve në Kosovë, si për shembull me ngritjen e një sistemi për menaxhimin e mbeturinave, thuhet në dokument. Qeveria gjermane raporton se si pasojë e tij, në vitet 2016-2017 janë mbyllur më shumë se 500 deponime ilegale mbeturinash, ndërsa të ardhurat nga tarifat e shërbimeve të menaxhimit të mbeturinave në vitin 2018 u rritën deri në 2 milionë euro në vit, përcjell albinfo.ch.
Gjermania i ka dhënë Kosovës nëpërmjet bankës shtetërore gjermane Kreditanstalt für Wiederaufbau (Enti i kredive për rindërtim) këto dhjetë vite kredi prej 76,93 milionë euro, prej të cilave Kosova i ka kthyer Gjermanisë deri tani 14,91 milionë euro, bëhet e ditur në të njëjtin dokument.
Synimi parësor i ndihmës gjermane për Kosovën është mbështetja e vendit në rrugën drejt BE-së. Shtyllat kryesore të këtij bashkëpunimi janë demokracia, shoqëria civile dhe administrata publike si edhe energjia dhe zhvillimi i qëndrueshëm i ekonomisë. Strategjia e Ministrisë Federale Gjermane për bashkëpunim dhe zhvillim me Republikën e Kosovës hyri në fuqi në dhjetor 2017 dhe është e vlefshme për gjashtë vjet.
Por ndihma gjermane për Kosovën nuk mjafton me kaq. Gjermania, sikurse e bën për shumë vende të tjera në zhvillim, merr përsipër edhe kostot e vendit t studimit për çdo studentë kosovar që studion në Gjermani. Mbi 1,7 milionë euro kanë qenë ato vetëm në vitin 2016. Por kjo shumë nuk paguhet nga Federata, por nga landet përkatëse që kanë edhe kompetencat mbi politikat e arsimit të lartë, thuhet nder te tjera ne dokument.
“Alternativa për Gjermaninë” zë vetëm 12,6 përqind të vendeve në Bundestag, por, për shkak të qeverisë së koalicionit të madh mes CDU/CSU dhe SPD, është partia kryesore e opozitës. E krijuar në vitin 2013, AfD është e përfaqësuar në të gjitha parlamentet e landeve. Ajo është e vetmja parti e Bundestagut gjerman që është kundër anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në BE. Në tetor ajo doli me një propozim që, në vend të perspektivës së anëtarësimit, shteteve të Ballkanit Perëndimor t’u ofrohet mundësia e krijimit të një Unioni të Ballkanit Perëndimor.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit Regjistrimi i votuesve jashtë vendit mbyllet në mesnatë: Deri tani mbi 64 mijë aplikime... -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes -
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Rriten çmimet e birrës në Zvicër Birra bëhet më e shtrenjtë në Zvicër... -
Një 16-vjeçar humb jetën në një aksident të rëndë në Torre TI -
E verbra zvicerane mahnit jurinë dhe siguron finalen në “The Voice” -
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve











