Lajme
Gjermania ndihmon të varfrit në Kosovë
Gjermania po financon projekte me të cilat do të ndihmohen qytetarët në nevojë
Ambasada gjermane në Prishtinë prej disa vitesh mbështet projekte të vogla të politikës zhvillimore me anë të të cilave realizohen nevojat themelore të shtresave të varfra dhe të atyre në varfëri të skajshme, me qëllim që të ketë një përmirësim afatgjatë të jetës në Republikën e Kosovës.
“Synimi i projekteve të vogla të Ambasadës Gjermane është që të përkrahen iniciativat vendore në mënyrë të shpejtë dhe fleksibël, me anë të të cilave realizohen në mënyrë prioritare nevojat themelore të shtresave të varfra të popullatës”, thotë për DW-në, Milena Tutsch, zëdhënëse e Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë.
“Ambasada gjermane gjatë viteve të kaluara ka përkrahur mbi 30 iniciativa në kuadër të projekteve të vogla, ndër të tjera: xhirimin e një filmi dokumentar për sipërmarrje të suksesshme, largimin e mbeturinave, projekte të mediave për minoritetet apo projekte për përkrahjen e të moshuarve.”thotë Tutsch
Meqenëse iniciativat lokale i njohin më së miri nevojat e popullsisë vendore, me këtë rast ambasada gjermane iu bën thirrje organizatave joqeveritare, institucioneve lokale, e bartësve të tjerë të projekteve që t’i dorëzojnë projektpropozimet në mënyrë që t’u ndihmohet njerëzve që ata ta ndihmojnë vetveten.
Ambasada gjermane tashmë ka pranuar disa projektpropozime interesante, shton zonjaTutsch
“Ambasada dëshiron që ta bëjë të njohur instrumentin e projekteve të vogla, me qëllim që sa më shumë iniciativa të kenë njohuri lidhur me këtë mundësi dhe të dorëzojnë projektet e tyre, aq më tepër do të realizoheshin nevojat e shtresave të varfra të popullatës.”, thonë zyrtarë të Ambasadës gjermane në Prishtinë
Republika Federale e Gjermanisë është kontribuuesja më e madhe pas SHBA-ve në zhvillimin e jetës politike, ekonomike dhe shoqërore në Republikën e Kosovës
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












