Lajme
Gjermania subvencionon për harxhime të derivateve
Lehtësimet për udhëtarët me makina
Shteti gjerman ka lansuar një pako të ndihmave për qytetarët e saj për shkak të rritjes së madhe të çmimeve, kostove për ngrohje, si dhe një inflacion tepër i lartë. Bundestagu gjerman ka vendosur të ndihmojë gati të gjitha kategoritë e qytetarëve, njofton albinfo.ch.
Në pakon e miratuar më 12 maj në Bundestag të Gjermanisë thuhet se rritja e kostove të karburanteve ka prekur shumë njerëz që duhet të udhëtojnë në largësi të mëdha deri në vendet e punës.
Lidhur me këtë temë, Bundestagu vendosi që për çdo kilometër të kaluar të paguhet një ndihmë paushale prej 38 centë për kilometër.
Ky lehtësim vlen për të gjithë ata që deri në vendin e punës duhet të udhëtojnë 21 kilometra e më shumë, e ai do të vlejë prej datës 1 janar 2022, gjë që do të thotë se këta persona do të marrin para edhe për muajt e kaluar.
Deri tani ndihma paushalle për një kilometër të kaluar ka qenë 35 centë. Mirëpo, kjo ndihmë nuk do të merret menjëherë, por ajo do të llogaritet në deklarimin tatimor për vitin 2022. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla Një studim i ri tregon se tetë nga dhjetë zviceranë mbështesin ndalimin e telefonave celularë në... -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në -
Zvicër: Ne ende i duam paratë, por nuk po i përdorim













