Lajme
Gjermania nis hetimet për helmimin e mundshëm të disidentëve rusë
“Hetimi është në vazhdim e sipër”, tha një zëdhënës i policisë së Berlinit.
Policia gjermane nisi sot një hetim për helmimin e mundshëm të disidentëve rusë në Berlin, pasi një gazetar dhe aktivist raportoi probleme shëndetësore, pas një takimi të disidentëve në kryeqytetin gjerman, në muajin prill, tha policia gjermane.
“Hetimi është në vazhdim e sipër”, tha një zëdhënës i policisë së Berlinit për AFP-në, duke konfirmuar raportin e gazetës gjermane Die Welt, transmeton Albinfo.ch.
Takimi u organizua nga ish-oligarku i mërguar dhe kritiku i Kremlinit, Mikhail Khodorkovsky.
Një nga pjesëmarrësit, gazetar që u largua së fundmi nga Rusia, përjetoi simptoma të paspecifikuara gjatë ngjarjes dhe tha se ato mund të kenë filluar më herët.
Atij iu desh të trajtohej në Spitalin universitar Charite në Berlin, ku edhe lideri i opozitës ruse Alexei Navalny u trajtua nga helmimi, në gusht të vitit 2020.
Një tjetër pjesëmarrëse, Natalia Arno, drejtoreshë e organizatës joqeveritare Fondacioni Rusia e Lirë në SHBA, ndjeu simptoma kur udhëtoi për në Pragë, pas takimit në Berlin.
Ajo gjithashtu zbuloi se dhoma e saj e hotelit ishte e hapur, raportoi agjencia. Të nesërmen ajo udhëtoi për në Shtetet e Bashkuara, ku jeton gjatë dhjetë vjetëve të fundit. Atje, ajo iu drejtua për ndihmë spitalit dhe autoriteteve kompetente./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit












