Lajme
Gjermania nis të hënën regjistrimin e popullates
Vlen të theksohet se çdo dhjetë vjet në Gjermani kryhet regjistrimi i popullsisë. Në bazë të rezultateve të regjistrimit, federata, landet federale dhe bashkitë janë në gjendje të marrin vendime në fusha të rëndësishme, përcjell albinfo.ch.
Pak para fillimit të regjistrimit, Zyra Federale e Statistikave theksoi se qytetarët e pyetur duhet të përgjigjen. Atyre u kërkohet të japin informacion të vërtetë, të plotë dhe brenda afatit të vendosur nga agjencitë e regjistrimit, tha Zyra në Wiesbaden. Përndryshe, janë të mundura vendosje dënimesh ose gjoba.
Ata që nuk përgjigjen, thirren dhe u kërkohet sërish të japin informacionin e kërkuar. Më pas, janë të mundshme faza të tjera, gjatë të cilave personat e pyetur kanë mundësinë të përgjigjen. Nëse të anketuarit nuk respektojnë detyrimin e tyre për të informuar edhe pas disa kujtimeve, janë të mundshme gjoba. Shuma përcaktohet nga landet.
Detyrimi për të dhënë informacion ka shkaqe. “Pjesëmarrja është e nevojshme për të arritur nivelin e lartë të cilësisë dhe saktësisë që kërkohet për rezultatet e regjistrimit”, thotë Katja Wilken, menaxhere e përgjithshme e projektit për regjistrimin e vitit 2022 në Zyrën Federale të Statistikave. Në të vërtetë, regjistrimi i vitit 2022 tregon se sa njerëz jetojnë në Gjermani, si jetojnë dhe punojnë. “Në bazë të rezultateve të censusit, politika mund të marrë vendime të rëndësishme”, shpjegon Katja Wilken. Kjo përfshin përgjigjen e pyetjeve të tilla si: Ku kemi nevojë për më shumë strehim për familjet? Apo ku dhe pse ka banesat bosh?
Nga e hëna e ardhshme do të bëhet një regjistrim i popullsisë në Gjermani, për herë të parë në njëmbëdhjetë vjetët e fundit. Më shumë se 30 milionë njerëz do të intervistohen në gjithë Gjermaninë. Shumica e pyetjeve mund të marrin përgjigje në internet. Por ka edhe pyetësorë në letër. Të dhënat do të përpunohen në mënyrë anonime. Sondazhet pritet të përfundojnë në mes të gushtit. /DW
E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
Ndjenja e konsumatorëve zviceranë u përkeqësua për shkak të luftës në Iran Ndjenja e konsumatorëve në Zvicër u përkeqësua ndjeshëm në mars, duke rënë në nivelin më të... -
Zvicër: Shoferi në korsinë e gabuar shkakton përplasje mes dy veturave -
Raport: Zvicra duhet të reformojë sistemin e kujdesit për fëmijët -
Tregu sot, ja sa kushtojnë karburantet në Zvicër pas rritjes së fundit -
Natyralizimi ka ndryshuar “kufirin statistikor” të popullsisë në Zvicër












