Lajme
Gjermania nuk jep më para për shpëtuesit detarë
Sipas CDU/CSU shpëtuesit detarë mundësojnë punën e grupeve të kontrabandës dhe nxisin migrimin në Evropë.
Organizatat civile që shpëtojnë migrantët nga Mesdheu nuk do të marrin më fonde shtetërore gjermane.
Deri më tani, Gjermania ka mbështetur shpëtuesit civilë detarë me dy milionë euro në vit, shkruan srf.ch. Megjithatë, plani i ri i buxhetit federal nuk ofron më para për organizatat civile të ndihmës si “Sea-Eye” ose “SOS Humanity”, sipas Ministrisë së Jashtme gjermane.
CDU/CSU, e cila është në pushtet që nga maji, ka kritikuar mbështetjen financiare në të kaluarën, transmeton albinfo.ch. Ata argumentojnë se shpëtuesit detarë mundësojnë punën e grupeve të kontrabandës dhe nxisin migrimin në Evropë.
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve Dëbime apo parandalim? Debati që ndan politikën në Zvicër... -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës












