Lajme
Gjermania përgatit strategji të re për Long-Covid
Strategjia kundër pasojave afatgjate të Covid-it (long Covid) përmban tri elemente: informim, hulumtim, diskutim. Përmes një portali të ri në internet (www.bmg-longcovid.de), qeveria gjermane synon të mbajë të informuar me të rejat më të fundit si pacientët ashtu edhe mjekët. “Shumë shpesh mjekët nuk i klasifikojnë simptomat si Long Covid, por si psikosomatike”, tha ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, gjatë prezantimit të strategjisë të mërkurën, në një konferencë shtypi në Berlin. Portali është në pesë gjuhë: në gjermanisht, anglisht, turqisht dhe rusisht.
Veç kësaj, qeveria gjermane dëshiron të nxisë më shumë kërkime dhe studime në këtë fushë. Ministri i Shëndetësisë, Lauterbach, u ankua në konferencë shtypi që industria farmaceutike deri tani ka bërë shumë pak hulumtime. Megjithatë, fondi i caktuar prej tij për hulumtime në kovidin e gjatë është tkurrur nga 100 milionë euro, që kishte parashikuar ministri, në 40 milionë euro, për shkak të kursit të kursimit që është detyruar të ndjekë qeveria.
Lauterbach tha se në shtator do të organizojë një tryezë të rrumbullakët me ekspertë ndërkombëtarë, mjekë dhe pacientë, ku do të flitet për simptomat, pasojat dhe terapitë e mundshme. “Më shqetëson fakti që sukseset e trajtimit deri tani kanë qenë të dobëta”, tha ministri socialdemokrat. Sipas tij, numri i të prekurve vazhdon të rritet, sepse edhe infektimet me koronavirusin vazhdojnë.
Sipas vlerësimeve, një në dhjetë pacientë të infektuar me korona shfaqin simptoma të Covidit të gjatë (Long Covid). Mendohet se në Gjermani janë të prekur deri në 2,5 milionë njerëz. Në disa raste, Long Covid zhvillohet edhe pas vaksinimit. Ka raste që ai shfaqet edhe në formën e sëmundjes neuroimunologjike ME/CFS, që është sindroma e lodhjes kronike, e cila në Gjermani ka prekur rreth 500 000 vetë. Pacientët me këtë sindromë lodhen edhe nga lëvizja me e vogël, si për shembull, larja e dhëmbëve, ose ndryshimi i pozicionit të fjetjes, shumë syresh nuk dalin as nga shtëpia./dw
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel









