Kosova
Gjermania përkrah sërish liberalizimin e vizave për Kosovën
I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka bërë me dije se Kosova duhet të tregojë fleksibilitet në çështjen e targave dhe të shmangë veprimet që çojnë drejt përshkallëzimit të situatës, përcjell abinfo.ch.
Zyrtari gjerman tha se Berlini përkrah liberalizimin e vizave për Kosovën, ndërsa nënvizoi se Gjermania po punon me partnerët europianë për të përmbyllur këtë proces.
“Qëllimi im tani është që ne të bëjmë pjesën tonë. Kjo është më e mira. Të tregojmë përfitime konkrete që qytetarët të udhëtojnë lirshëm në rajon dhe njerëzit ta dinë se diçka po zhvillohet pozitivisht. Liberalizimi i vizave në Kosovë është vendimtar. Vetëm nëse e përmbushim këtë, ne mund të kemi një efekt shumë pozitiv në rajon, sepse qytetarët e Kosovës, me të drejtë kanë pritur që më në fund t`i shohin këto procese të sjellin përfitime konkrete në jetën e tyre të përditshme”, tha ai.
Manuel Sarrazin konfirmoi ekzistimin e propozimit gjermano-francez për marrëveshjen Kosovë-Serbi dhe e cilësoi atë si një dokument të rëndësishëm dhe të dobishëm.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën











