Fotolajmi
Gjermania po bëhet gati për mbylljen e kufijve të Ballkanit
Qeveria gjermane është duke u përgatitur për mundësinë që vendet e Ballkanit së shpejti t’i mbyllin kufijtë e tyre, efekti do të ketë panik dhe kaos në mesin e refugjatëve dhe rritjen e numrit të kalimeve të paligjshme të kufirit, shkruan e përditshmja „Welt am Sonntag“, duke cituar burime të shërbimit gjerman të sigurisë, përcjell albinfo.ch.
Dokumenti i titulluar “Emigracioni i paligjshëm”, i cili është përpiluar në një qendër të përbashkët analitike dhe strategjike – Imigracioni i paligjshëm (Gasim), ka ardhur në përfundim se refugjatët vijnë më shpejt duke shkuar pas të ashtuquajturit “itinerari ballkanik”, se këto vende mund ta bëjnë mbylljen e sinkronizuar të kufijve.
“Periudha e kalimit të refugjatëve në vende të veçanta po bëhet më e shkurtër dhe vendet e rrugës ballkanike mund t’i mbyllin kufijtë”, citon Welt am Sonntag përfundimin e raportit në fjalë.
Nëse shtetet anëtare të Bashkimit Evropian nuk ndihmojnë, kjo mund të çojë në një “përkeqësim dramatik të situatës humanitare” dhe rezultat i kësaj situate do të ishte rritja e pakontrolluar e kalimeve ilegale, paralajmëron dokumenti gjerman.
Raporti nga shërbimet gjermane të sigurisë gjithashtu parashikon rritje të valës së refugjatëve nga Siria.
Gazeta në të njëjtën edicionin shkruan se Agjencia e Bashkimit Evropian për Menaxhimin e Kufirit – Frontex, qysh në pranverë të këtij viti ka paralajmëruar Qeverinë gjermane për një eksod të mundshëm të refugjatëve në Evropë.
Paralajmërime me përmbajtje të ngjashme në Gjermani ka dërguar edhe Ambasada Gjermane në Prishtinë, duke paralajmëruar një numër në rritje të emigrantëve të paligjshëm nga Kosova.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane Java e ardhshme do të jetë me stuhi. Erëra të forta po fryjnë mbi Zvicër. Qeveria... -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër











