Bota
Gjermania po i shet autostradat?
Ministria e Financave e Gjermanisë është duke shqyrtuar shitjen e një pjese prej 50% të rrugëve në vend, në përpjekje për të zhvilluar rrjetin e autostradave, shkruan gazeta gjermane “Der Spiegel”, duke cituar “Reutersin”.
Rrjeti i autostradave në Gjermani me një gjatësi të përgjithshme prej rreth 13.000 kilometrash është i dyti më i madhi në botë. Pronësia është e ndarë në mënyrë të barabartë mes qeverisë federale dhe provincave, përcjell albinfo.ch.
Ministri i Financave, Wolfgang Schaeuble, është duke eksploruar shitjen e një pjese të autostradave shtetërore, kështu që qeveria do të mbajë aksionet e kontrollit.
Nuk dihet sa para një marrëveshje e tillë do të sjellë në thesarin e shtetit. Vetëm nga “pagesat” për kamionë qeveria federale i merr rreth 4 miliardë euro në vit.
Ministria beson se kompanitë e sigurimeve, fondet pensionale dhe investitorët e tjerë institucionalë për shkak të periudhës së gjatë të normave të ulëta të interesit, mund të kenë interes për një investim të tillë.
Anëtarët e Parlamentit të Gjermanisë komentuan për “Reuters” se Schäuble tani vetëm ka paraqitur në përgjithësi idenë gjatë një takimi të Komitetit të buxhetit javën e kaluar.
Ideja e privatizimit të rrjetit rrugor në Gjermani nuk është e re dhe periodikisht shpërfaqet. Shitja e mundur me siguri do të presë për zgjedhjet nacionale që do të mbahen në fund të vitit 2017.
Ministri i Ekonomisë, Sigmar Gabriel, lider i Partisë së qendrës së majtë Social Demokrate, e cila ndan pushtetin me partinë e kancelares Angela Merkel, megjithatë nuk e miraton idenë. Zëdhënësi i Gabriel mohoi që po përgatitet privatizimi i rrugëve ose të operatorëve të autostradës.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur Gjetjet fillestare tregojnë se shoferi 87-vjeçar shtypi aksidentalisht pedalin e gazit në vend të pedalit të... -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua













