Bota
Gjermania po lulëzon, rriten pagat
Rritjet më të mëdha ishin në sektorin e pronës, kulturës dhe argëtimit, ndërsa të ardhurat në arsim dhe në zonat e tjera të shërbimit nuk arritën mesataren
Pagat reale në Gjermani u rritën me 1.5 për qind në tremujorin e tretë, rritja më e madhe në dy vjet, duke treguar se shpenzimet e ekonomisë familjare vazhduan të mbështesin rritjen në ekonominë më të madhe të Evropës në gjysmën e dytë të vitit.
Frika për fërkimin e tregtisë, efektet e Brexit dhe një ekonomi më e dobët botërore po godasin opinionin për Gjermaninë e orientuar drejt eksportit dhe ekonomistët janë duke i zvogëluar parashikimet e tyre, duke e bërë kërkesën e brendshme më të rëndësishme.
Zyra Statistikore tha se pagat nominale u rritën 3.6 për qind nga korriku deri në shtator nga periudha e një viti më parë, rritja më e madhe që nga tremujori i dytë 2011, ndërkohë që çmimet e konsumit u rritën 2.1 për qind nga viti i kaluar, transmeton ‘Scan’.
Rritjet më të mëdha ishin në sektorin e pronës, kulturës dhe argëtimit, ndërsa të ardhurat në arsim dhe në zonat e tjera të shërbimit nuk arritën mesataren, përcjell albinfo.ch.
Fitimet mesatare bruto ishin 4,013 euro në muaj në shtetet e Gjermanisë perëndimore dhe 3,173 euro në ish-Lindjen Komuniste, tha Zyra.
Javën e kaluar Bundesbank uli parashikimet e saj për rritje në Gjermani këtë vit në 1.5 për qind nga 2.0 për qind dhe për vitin e ardhshëm në 1.6 për qind nga 1.9 për qind.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit 740 projekte ndërtimi në Cyrih, qyteti publikon listën e punimeve... -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit










