Lajme
Gjermania po përballet me mungesë të stafit arsimor
Hohenstein-Ernstal, Saksoni, 12. dhjetor: Për shkak se nuk zhvillohen shpesh orë mësimi nga mungesa e mësuesve, prindërit i shkruajnë letër ministrit të Kulturës. Plani mësimor në Shkollën e Nivelit të Dytë në Sachsenring ndryshon, ora e edukatës fetare nuk jepet më. Biologjia në klasën e 8 nuk ofrohet. Në klasën e 7 nuk ka mësim në muzikë dhe lëndën e edukatës shoqërore. Në shkollat gjermane mungojnë 40.000 mësues, landi i Saksoni-Anhalt kërkon tani mësues me “speeddating”. Në të njëjtën kohë publikohet një studim ku theksohet, se çdo i pesti nxënës i shkollës fillore nuk arrin standardet minimale të gjermanishtes dhe matematikës.
Rheinberg, 13. dhjetor: Për shkak se një kopsht publik i qytetit duhet të mbyllet dy ditë për shkak të mungesës së personelit, dhe kjo jo për herë të parë, një nënë e zemëruar, merr djalin dhe shkon drejt e tek kryetari i bashkisë, që të kujdeset për të që ajo të shkojë në punë. Kryebashkiaku ndërpret takimin dhe bisedon me nënën. Ajo i raporton për një nënë që nuk shkoi në kimioterapi, sepse nuk kishte ku të linte djalin. Më shumë se 100.000 edukatore dhe edukatorë i mungojnë Gjermanisë.
Deklaratë anonime e një kujdestareje shëndetësore në emisionin e televizionit ZDF, 13 dhjetor për turnin e saj në urgjencë. “Kam përjetuar që koha e pritjes në urgjenca ndërkohë shkon deri në 40 orë, dhe që pacientin në këto 40 orë as nuk e sheh. Dhe kur shkon ndonjëherë në dhomë, ka pacientë që kanë vdekur, megjithëse nuk ishte e nevojshme të ndërronin jetë. Në stacionet e trajtimit intensiv në Gjermani mungojnë rreth 50.000 infermierë intensivi.
E-Diaspora
-
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 Rreth 2.26 milionë shqiptarë jetojnë aktualisht jashtë vendit të lindjes, duke përbërë një prani të konsoliduar... -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf”
Jeta në Zvicër
-
Trump kritikon sërish Zvicrën Trump rikthen kritikat ndaj Zvicrës dhe përmend deficitin tregtar... -
Ushtria Zvicerane ndalon përkohësisht 238 tanke për shkak të defekteve teknike -
Zviceranët blejnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit, pavarësisht masave qeveritare -
Frangu zviceran thyen rekorde të reja ndaj euros dhe dollarit -
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë?











