Lajme
Gjermania po plaket: Pse shumë gra nuk duan të bëhen nëna?
Gjermania po përballet me një rënie të ndjeshme të lindshmërisë. Mesatarisht, një grua lind vetëm 1.35 fëmijë, shifër historikisht e ulët. Disa e shohin këtë si alarm për ekonominë dhe mirëqenien, të tjerë si një shprehje të të drejtës së grave për të vendosur vetë mbi trupin dhe jetën e tyre.
E drejta për të mos pasur fëmijë
Julia Brandner, 28 vjeç, vendosi të bëhej sterilizim. Edhe pse ligji ia lejonte këtë pa shumë burokraci, ajo u përball me skepticizëm dhe kërkesa për vlerësim mendor. Ajo kritikon presionin që shoqëria vazhdon të ushtrojë ndaj grave për të qenë nëna. Sipas saj, nëse gratë lindin fëmijë, ato shpesh mbeten të vetme me barrën dhe përballen me rrezik varfërie.
Një fenomen global
Gjermania nuk është rast i izoluar. Në shumë vende të botës, si Koreja e Jugut, shkalla e lindjeve është në rënie ekstreme. Vetëm në disa rajone si Saheli në Afrikë, gratë vazhdojnë të kenë shumë fëmijë.
Krizat ndikojnë te vendimet personale
Sociologia Michaela Kreyenfeld thekson se krizat si pandemia, ndryshimet klimatike dhe inflacioni ndikojnë në vendimin për të mos pasur fëmijë. Ajo thotë se kjo nuk është egoizëm, por një formë vetëvendosjeje përballë pasigurive që ofron jeta moderne.
Propaganda për më shumë lindje
Ndërkohë, ka edhe lëvizje që kërkojnë të inkurajojnë lindshmërinë. Elon Musk dhe disa grupe pronataliste në SHBA janë zëra të fortë për këtë ide. Edhe Rusia, përmes politikave ndëshkuese ndaj grave pa fëmijë, përpiqet të nxisë lindjet por shpesh pa marrë parasysh mirëqenien e nënave dhe fëmijëve.
Shembuj nga e kaluara: Rasti i Rumanisë
Në vitet ‘70, Rumania vendosi masa ekstreme për të rritur lindshmërinë. Kufizimi i kontraceptivëve dhe ndalimi i abortit sollën një rritje të menjëhershme të lindjeve por me pasoja të rënda sociale, pasi shumë fëmijë u rritën pa dashuri dhe kujdes.
Hendeku mes dëshirës dhe realitetit
Eksperti Martin Bujard flet për një “fertility gap” dallimi mes numrit të dëshiruar të fëmijëve dhe atyre që gratë realisht kanë. Shumë gra duan dy fëmijë, por për arsye ekonomike, shoqërore apo personale, mund të kenë vetëm një ose asnjë.
Zgjidhja: kushte më të mira për prindërimin
Gjermania ka përmirësuar politikat familjare, si ndihma financiare dhe zgjerimi i kopshteve. Por sfidat mbeten: mungesë edukatorësh, shërbime të pamjaftueshme dhe vështirësi në balancimin e jetës dhe punës. Statistikat tregojnë se shumë gra të arsimuara nuk kanë fëmijë për shkak të kushteve të papërshtatshme.
Rreziqet për të ardhmen
Nëse lindshmëria bie më tej, do të ketë pasoja për sistemin e pensioneve dhe sigurimet shoqërore. Mungesa e punëtorëve të kualifikuar mund të thellohet, dhe do të jetë e vështirë të zgjidhet vetëm përmes emigracionit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria











