Bota
Reagimet gjermane pas vendosjes së kontrolleve më të rrepta në kufij
Autoritetet në Gjermani po përballen me presion që të kufizojnë hyrjen e migrantëve ilegalë, pasi së fundi publiku është zemëruar për shkak të disa sulmeve vdekjeprurëse, të cilat dyshohet se janë kryer nga militantët islamistë
Gjermania ka insistuar se vendimi i saj për të kryer kontrolle kufitare në kufijtë e saj tokësore që ndan me nëntë shtete, me qëllim që të ndalë migrimin ilegal, është në linjë me rregullat e Bashkimit Evropian.
Berlini nuk do të ndërmerrte masa të njëanshme “që do ta dëmtonin BE-në”, tha ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, pasi Polonia kritikoi vendimin e Gjermanisë dhe BE-ja bëri thirrje për kujdes, pasi argumentoi se kontrollet kufitare mund të aplikohen vetëm si një masë “e jashtëzakonshme”.
Feaser një ditë më herët njoftoi se kontrollet kufitare, që aktualisht aplikohen në kufijtë me Austrinë, Poloninë, Republikën Çeke dhe Zvicrën, do të zgjerohen edhe në kufijtë me Francën, Luksemburgun, Holandën dhe Danimarkën. Kjo masë, fillimisht do të jetë në fuqi për gjashtë muaj, transmeton Evropa e Lirë, transmeton albinfo.ch.
Kryeministri polak, Donald Tusk, e dënoi këtë vendim, duke e cilësuar si “të papranueshëm”. Ai tha se Varshava do të kontaktojë edhe shtete të tjera që preken nga ky vendim i Berlinit “për të zhvilluar konsultime urgjente”.
Por, Ministria e Brendshme gjermane tha se vendimi i Berlinit është në përputhje me ligjet kombëtare dhe evropiane dhe është “veprim i koordinuar brenda Gjermanisë si dhe brenda BE-së”.
Gjermania ashpërson kontrollet kufitare
Ministria e Brendshme tha se “Gjermania vazhdon të varet në bashkëpunimin e ngushtë me shtetet e saj fqinje, për shembull, përmes patrullimeve të përbashkëta dhe qendrave të përbashkëta policore në kufi”.
Autoritetet në Gjermani po përballen me presion që të kufizojnë hyrjen e migrantëve ilegalë, pasi së fundi publiku është zemëruar për shkak të disa sulmeve vdekjeprurëse, të cilat dyshohet se janë kryer nga militantët islamistë.
Partia konservative opozitare, CDU, dhe ajo e ekstremit të djathtë, AfD, po i bëjnë presion koalicionit qeverisës të kancelarit Olaf Scholz, që të trajtojë çështjen e migrimit ilegal.
CDU-ja ka kërkuar hapa më të ashpër për këtë çështje, duke thënë se Gjermania duhet të shpallë “emergjencë” kombëtare dhe që autoritetet të refuzojnë në kufi migrantët që nuk kanë dokumente. Por, ky propozim është refuzuar nga Qeveria.
Ministrja Faeser ka prezantuar një plan, sipas të cilit, policia përkohësisht do të ndalonte azilkërkuesit që veçse janë regjistruar në shtete të tjera të BE-së, teksa autoritetet do të punonin me shpejtësi për t’i kthyer në shtetin e tyre.
Policia në BE ka qasje në data-bazën Eurodac, ku gjenden gjurmët e gishtërinjve dhe të dhëna të tjera për migrantët e parregullt dhe azilkërkuesit.
Ministria e Brendshme gjermane tha se sipas planit të propozuar, policia gjermane pasi do të ndalonte azilkërkuesit në kufi, do të shikonte në Eurodac, nëse personat e ndaluar mund të identifikohen, do t’i ndalonte ata dhe me procedurë të përshpejtuar do t’i dëbonte.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern












