Lajme
Gjermania, shteti i cili ka kthyer më së shumti kosovarë
Nga 1 janari i viti të kaluar deri më 30 nëntor, janë kthyer 4135 persona nga shtete të ndryshme kryesisht të Bashkimit Europian
Nga 1 janari i viti të kaluar deri më 30 nëntor, janë kthyer 4135 persona nga shtete të ndryshme kryesisht të Bashkimit Europian si rezultat i marrëveshjeve me Qeverinë e Kosovës në kuadër të përpjekjeve të kësaj të fundit për të nisur dialogun për liberalizimin e vizave.
Deri më tash shteti i cili ka kthyer më së shumti kosovarë është Gjermania – me gjithsej 689.
Islam Cakaj nga Ministria e Punëve të Brendshme thotë se për qytetarë të riatdhesuar autoritetet po kujdesen për akomodim dhe ushqim. “Pakot ushqimore jepen në bazë të numrit të anëtarëve të familjes”, tha Cakaj.
Të riatdhesuarit po kërkojnë që institucionet e Kosovës të zbatojnë marrëveshjet e nënshkruara me vendet e BE’së që i kanë kthyer ata në vendlindje – me të cilat autoritetet kosovare marrin përsipër t’u krijojnë kushte të jetesës.
Zyrtarët thonë se ata janë duke respektuar marrëveshjet, por se problem mbetet riintegrimi i të kthyerve. “Po shpresojmë që këtë proces ta delegojmë si përgjegjësi tek komunat në mënyrë që përveç riatdhesimit për qytetarët të kemi edhe procesin e riintegrimit të tyre”, thotë Cakaj, nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Por ky kujdes deri më tash nuk duket se është i mjaftueshëm për rintegrimin e tyre. Ata i pret një e ardhme sfiduese dhe me stres.
Sipas gazetës JnK shumë nga ata i marrin në aeroport, u japin ushqim dhe ndonjë lëng, e i dërgojnë së pari në motel ‘Sllatina’, nga aty të kthyerit dërgohen nëpër shtëpi dhe banesa të ndryshme përgjatë Kosovës.
Numri i të gjithë personave të kthyer si rezultatet i këtyre marrëveshjeve nga shtetet kthyese veç e veç. Shtetet riatdhesuese:Gjermania – 689Belgjikë – 522 personaZvicër – 593Republika Çeke – 4 Danimarkë -73 Irlandë – 2Spanjë – 2Francë – 412Itali -58Luksemburg – 46 Hungari – 344Holandë – 24 Austri – 377 Portugali – 1Slloveni – 37 Finlandë – 88Suedi – 568Britani e Madhe – 33Zvicër – 593Norvegji -155SHBA – 30 Kroaci – 50 Turqi – 5Kanada – 20 Meksikë -2/Albinfo.ch & Gazeta JnK/
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë Në kantonet Vaud dhe Gjenevë, njerëzit me sigurim shtesë gjysmë-privat dhe privat vazhdojnë të kenë vështirësi... -
Kush janë super të pasurit në Zvicër? -
Rrugët më të sigurta në Gjenevë -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla











