Lajme
Gjermania siguron naftë përmes Polonisë
Për herë të parë, Polonia ka premtuar dërgesa të naftës së papërpunuar në Gjermani përmes Gdanskut, sipas një marrëveshjeje të nënshkruar sot nga ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, dhe ministrja polake e Mjedisit, Anna Moskwa.
Nafta do të dorëzohet në rafinerinë PCK në Schwedt, në shtetin lindor gjerman të Brandenburgut, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
Rruga e furnizimit nëpërmjet Polonisë ka një rëndësi të madhe për Schwedt dhe furnizimin e Gjermanisë Lindore. Rafineria PCK deri më tani furnizohej me naftë ruse nga gazsjellësi “Druzhba”. Gjermania kërkon ta ndalojë furnizimin më 1 janar dhe po kërkon urgjentisht alternativa të reja.
Duke qenë se vëllimi i gazsjellësit nga Rostock në Schwedt nuk është i mjaftueshëm, nevojiten sasi shtesë. Qeveria gjermane ka punuar prej muajsh për të nxitur Poloninë të furnizojë Schwedtin përmes Gdanskut.
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare













