Shkurt.ch
Gjermania stimulon aftësimin profesional të të rinjve nga BE
Deri në vitin 2018 do të ndajë 560 milionë euro në vend të 139 milionë sa i ka pasur deri më tash për arsimimin profesional të të rinjve të papunë nga shtetet jugore të BE-së
Gjermania ka vendosur të rrisë motivimin e të huajve të moshës së re nga shtetet e Bashkimit Evropian për të ardhur ë Gjermani për të bërë një kualifikim profesional. Me këtë synim, shteti gjerman ka planifikuar që për vitet në vijim ta shtojë fondin e destinuar për këtë qëllim për më shumë se tre fish në krahasim me nivelin e tashëm.
Deri në vitin 2018 ky shtet do të ndajë 560 milionë euro në vend të 139 milionë sa i ka pasur deri më tash për arsimimin profesional të të rinjve të papunë nga shtetet jugore të Bashkimit Evropian, shkruan srf. Në këtë kuadër, për shembull gjatë vitit të ardhshëm në Gjermani do të sillen 2000 të rinj të vendeve të regjionit të pe¨rmendur, ku do të absolvojnë një profesion.
Subvencionimi përfshin kurset e gjuhës gjermane në vendet ku të rinjtë jetojnë, pastaj mbulimin e shpenzimeve të transportit si dhe mjete shtesë për shpenzimet gjatë qëndrimit të tyre me qëllim aftësimi profesional në Gjermani.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











