Lajme
Gjermania tejkalon tre milionë raste COVID-19
Gjermania kapërceu sot tre milionë raste infektimi me COVID-19, për shkak të një vale të tretë të epidemisë, e konsideruar nga kancelarja Angela Merkel si “më e zgjatura” që nga fillimi të krizës, raporton Afp, përcjell Albinfo.ch.
Numri i përgjithshëm i infeksioneve, që nga fillimi i epidemisë, ka arritur në mbi 3 milionë, me 13 245 më shumë se një ditë më parë, sipas Institutit Robert Koch për Mbikëqyrjen e Shëndetit Publik (RKI), ndërsa numri i të vdekurve arriti në 78 452.
Për më tepër, shkalla e incidencës kombëtare të shtatë ditëve të fundit, veçanërisht e ndjekur nga autoritetet, është 136,4 për 100 000 banorë, mbi pragun që detyron në parim një forcim të masave kufizuese.
“Kjo valë e tretë është mbase më e vështira”, tha Merkel, në një fjalim për hapjen virtuale të panairit industrial në Hanover.
Në këtë kontekst, kancelarja u shpreh në favor të një forme të rreptë të bllokimit kombëtar për një periudhë të shkurtër.
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran













