Lajme
Gjermania, vendi më i preferuar për azilkërkuesit shqiptarë
Në 10 muajt e parë të 2014-ës sipas raportit më të fundit të agjencisë evropiane „Frontex“, shtetasit e Shqipërisë regjistrojnë përqindjen më të lartë në rajon me kërkesa për azil në vendet Shengen
Bëhet fjalë për 266 për qind më shumë se më 2013, e ndjekur nga Mali i Zi me 164 për qind, Bosnja 65 për qind, Serbia 44 për qind, ndërsa Maqedonia regjistron një rënie prej 6 për qind të kërkesave për azil në Evropë.
Interesimi më i madh i azilkërkuesve shqiptarë vërehet në Gjermani, me 5970 kërkesa gjithsej, që vlerësohet gati 662 për qind më shumë se një vit më parë.
Shqipëria renditej në tetor e dyta me 19 për qind, pas Serbisë (48%) që kryesonte për gati gjysmën e numrit të përgjithshëm të kërkesave për azil nga 5 vendet ballkanike përfituese të regjimit pa viza.
Bosnja dhe Maqedonia ndanë të njëjtën pjesë torte, 15%, ndërsa Mali i Zi shënoi numrin më të ulët të kërkesave, vetëm 3 për qind.
Nga 33 706 azilkërkues të regjistruar në tërësi përgjatë 10 muajve në 5 vendet më të prekura të Shengenit, Gjermania mbetet vendi më i synuar nga rajoni, me 77 për qind kërkesa më shumë se një vit më parë, ndërsa Suedia pati ngjashëm raste sa viti i kaluar, por FRONTEX analizon se kjo u shkaktua nga rritja prej 59 për qind e numrit të azilkërkuesve shqiptarë, ku numërohen 1352 aplikime të reja këtë vit.
Ulja e regjistruar gjatë tetorit në Belgjikë e Zvicër, respektivisht me -13 për qind dhe -15 për qind, solli një rritje mospërfillëse të aplikimeve vjetore në tërësi në këto dy vende, posaçërisht prej 1% dhe 10%, krahasuar më 2013.
Siç transmeton Top-Channel për të njëjtën periudhë (10 muajt e parë të 2014-ës), në Luksemburg vlerësohet një rritje prej 90 për qind e numrit të azilkërkuesve shqiptarë, me 116 kërkesa të reja gjithsej. Në tetor 898 veta u kthyen në Tiranë, forcërisht ose vullnetarisht, duke u pozicionuar të dytët edhe për këtë tregues, pas Serbisë, ku regjistrohen 2305 riatdhesime.
Me përjashtim të Suedisë e Luksemburgut që nuk kanë kthyer asnjë shqiptar me forcë, por vetëm vullnetarisht, përkatësisht 4 dhe 44 shqiptarë, Belgjika detyroi 31 persona të kthehen pa dëshirën e tyre dhe 61 të tjerë vullnetarisht,
Gjermania ktheu 71 me forcë dhe 5 vullnetarisht, ndërsa nga Zvicra u kthyen me detyrim 41 shqiptarë dhe nuk u regjistrua asnjë kthim vullnetar.
Në grafikun për Shqipërinë nga njësia e Analizës për Riskun vërehet se kërkesat për azil përgjatë 2014-ës janë më të larta se në dy vjetët e mëparshme, sikundër parashikohet tendenca për rritje të azilkërkuesve në javët vijuese të dimrit, ndryshe nga vendet e tjera ballkanike.
E-Diaspora
-
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Ljubljanës Ganimet Shala është asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Ljubljanës, themeluese e Shoqatës së Grave... -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026”
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë










