Shkurt.ch
Gjermania, vendi pa borxhe
Gjermania synon që vitin e ardhshëm të mos marrë më borxhe të reja
Dhe kjo duhet të mbetet e tillë edhe vitet në vazhdim. Një plan i miratuar më parë në kabinetin qeveritar gjerman synon një të ashtuquajtur “zero të zezë”.
Ministri gjerman i Financave, Schäuble, kujtoi që vendi i tij, si pasojë e krizës së euros, iu desh të merrte në vitin 2010 86 miliardë euro borxhe të reja, por që kishte premtuar që atëherë se do ta ulte deficitin dhe do ta çonte në zero marrjen e kredive.
Me pak fat, për shkak të interesave bankare të ulëta dhe me një zhvillim të mirë ekonomik, por edhe me shkathtësi, ky synim u arrit brenda më pak se katër vjetësh.
Edhe në vitin 2015 gjendja do të mbetet njëherë për njëherë e tillë. Vetëm prej vitit 2016, po të shtohen të ardhurat, do të ketë sërish hapësira për shpenzime të reja.
Deri në vitin 2018 të ardhurat dhe shpenzimet do të rriten në 327 miliardë euro. Por duhet ruajtur masa edhe në të ardhmen, sepse ndryshimi demografik është një sfidë për sigurinë sociale dhe për standardin e jetesës.
Nëse Gjermania është me këtë model për Evropën, e pyetën Schäublen. Ai tha se shpreson që jo, sepse vetëm përmbajtja ndaj rregullave nuk të bën model.
Megjithatë, në Evropë nuk është e vetëkuptueshme që ta bësh atë, për të cilën është rënë dakord, tha Schäuble.
Kuota e borxheve e Gjermanisë është aktualisht rreth 77 për qind, po deri në vitin 2018 do të ulet nën 70 për qind, tha Schäuble.
Brenda dhjetë vjetësh kjo kuotë do të ulet sërish nën 60 për qind dhe do t’u përgjigjet kritereve të Mastrihtit, për të cilat është rënë dakord në BE.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100









