Lajme
Gjermania vendstrehim i më shumë se gjysmës së refugjatëve ukrainas
Zyra evropiane e statistikave (Eurostat) ka bërë të ditur se më shumë se gjysma e 4 milionë refugjatëve ukrainas të cilëve u është dhënë mbrojtje në Bashkimin Evropian (BE), jetojnë në Gjermani ose Poloni.
“Mbi 4 milionë qytetarë jo të BE-së që u larguan nga Ukraina si pasojë e pushtimit rus më 24 shkurt të vitit 2022 kishin statuse të përkohshme të mbrojtjes në vendet e BE-së”, njoftoi Eurostat, duke iu referuar të dhënave më të fundit të përpiluara më 31 maj.
Gjermania, Polonia dhe Republika Çeke po strehojnë numrin më të madh të refugjatëve ukrainas.
Gjermania u dha mbrojtje mbi 1,1 milion personave apo 28 për qind e të gjithë refugjatëve ukrainas, Polonia u dha mbrojtje mbi 991 mijë persona, ndërsa Republika Çeke u dha mbrojtje mbi 340 mijë personave.
Krahasuar me muajin prill, numri i ukrainasve të cilëve u është dhënë mbrojtja e përkohshme është rritur me 1,4 për qind apo me 54.300 persona.
Me 46 për qind, gratë 35-65 vjeç përbënin pjesën më të madhe të refugjatëve ukrainas në BE, ndërsa grupi i dytë më i madh ishin fëmijët, që përfaqësonin me 34,6 për qind
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha











