Shqipëria
Gjiknuri tregon për investimet që do të bëhen në rrugët e Vlorës
Ministri Gjiknuri prezantoi planin për ndërtimin e rrugës së re Orikum-Himarë si pjesë e paketës "1 miliard për rindërtim"
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri dhe Ministri për Turizmin dhe Kulturën, Blendi Klosi zhvilluan takime me banorët e qytetit të Vlorës në kuadër të turit “Puna për Shqipërinë që Duam, llogaridhënia publike e qeverisë”.
Ministri Gjiknuri prezantoi planin për ndërtimin e rrugës së re Orikum-Himarë si pjesë e paketës “1 miliard për rindërtim”.
“Vlora ka perspektivë zhvillimi nëse ka investime të këtij karakteri që unë po ju them. Ne jemi duke punuar për ti dhënë zgjidhje përfundimtare edhe problemit të mbetjeve në Vlorë, një investim që do të fillojë shumë shpejt nga qeveria shqiptare. Gjithashtu, Bashkia ka sjellë një projekt për trajtimin e ujërave të zeza. Shumë shpejt do të lidhet kontrata për lotin e dytë të rrugës së Lumit të Vlorës dhe do pasohet me kontratën e tretë për të lidhur Selenicën me pjesën Levan-Tepelenë por dhe Qeparoin me pjesën e Kuçit”, u shpreh ai.
Në takimin me banorë të Novoselës, ministri Gjiknuri foli edhe për aeroportin e Vlorës duke thënë se për disa muaj do të përfundojë edhe kontratën dhe pastaj do të nisin procesin e lejeve dhe ndërtimin e aeroportit.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë San Bernardino, Alpet Zvicerane po synojnë skiatorët italianë dhe dashamirësit e borës duke lançuar një shërbim... -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve












