CH-Ballkani
Gjilani i ngufatur nga plehrat
Qyteti me numrin më të madh të bashkatdhetarëve që janë kthyer për pushime në Kosovë, është kthyer në qytetin e plehrave e kundërmimeve. Shportat e mbeturinave qëndrojnë të stërmbushura e me erë të rëndë me ditë të tëra mbi trotuarët e qytetit.
Gjilani me 101 probleme dhe me dhjëtëra zyrtarë komunalë e policë që sillen kafeneve të qytetit gjatë orarit të punës
Gjilani kaotik po përjeton sivjet një tmerr ambientalist- papastërti totale, anarki në komunikacion. Polici e paaftë për mbajtjen nën kontroll të komunikacionit dhe fluksin e madh të veturave me tabela të huaja dhe vendase që qarkullojnë gjatë tërë ditës në një qytet të ngufatur nga plehrat dhe gazrat e veturave. Numri i lartë i lypësave që kërkojnë lëmoshë duke u hequr si të sëmurë e si njerëz të lënë në mëshiren e fatit, është trishtues, sa të jep përshtypjen që disa nga ta, lëmoshen e kanë kthyer në profesion.
Parkime mbi trotuare e ndalje të egra në mes të rrugës për muhabet e përshëndetje janë ekskluzivitet i qytetit për turistë të huaj, pa anashkaluar vaditjen e asfaltit e trotuarit nga shitëse e shitës të dyqaneve në frekuentimet kryesore të rrugëve të qytetit. Parakalime te rrezikshme në vijë të plotë e kthesa që shpesh përfundojnë me fatalitet, janë përditshmëri e zakonshme edhe për policinë e qytetit. Bllokimi i hyrje daljeve të rrugëve dytësore e atyre private nga ngasës të papërgjegjshëm, mbesin pa ndëshkime të policisë. Këta të fundit madje nuk e kanë as idenë se si duhet të veprojnë.
Eh, çfarë mund të presim në një vend ku policët ngasin veturat me njerën dorë dhe me tjetrën telefonojnë, kur ndezin dritat emergjente për të mbërritur më shpejt në një restorant apo kur parakalojnë edhe aty ku është e ndaluar e që nuk vendosin thuajse kurrë rripin e sigurisë!?
Unë personalisht jam i tmerruar më këtë që po shoh e më këtë neglizhencë “pune” të institucioneve lokale. Kështu shteti nuk bëhet, edhe po të vijë Zoti!
Për këto tri e me tëper javë sa po që qendroj në Gjilan, nuk kam parë:
të pastrohet qyteti ( të zbrazen shportat e bërllokut) më shumë se një herë në javë!? Nga kjo ndotje e keqe për sy dhe e dëmshme për shëndet, është mrekulli që në këto temperatura të larta, nuk kemi ende përhapje në përmasa të mëdha të ndonjë epidemie.
nuk kam parë asnjëherë patrullë policie në këmbë në rrugën më të frekuentuar të qytetit “Lidhja e Prizrenit” apo aty ku janë të gjitha qendrat e mëdha tregtare!
Nga mesnata e tutje, në këtë aks që lidhë Gjilanin me Preshevën, veturat sportive e tejmase të zhurmshme, kryesisht të “shacave”, për çdo natë bëjnë gara të rrezikshme me shpejtësi marramendëse. Për qytetarët e këtyre zonave, nuk bëhet më fjalë për një sy gjumë të rehatshëm, por kur po kërset…
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden Rreth një e treta e fermave të testuara treguan përqendrime të PFAS mbi normat e BE-së... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime



















