Shqipëria
Gjirokastra, vetëm në ditët e para të shtatorit, afro 600 turistë
Gjirokastra, e preferuara e turistëve në çdo stinë
Gjirokastra është destinacion turistik gjithëvjetor. Ka mbi 15 vjet në sitet e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s, shquhet si qytet muzeal, i veçantë në arkitekturën e tij, tërheq gjithnjë e më tepër vizitorë të huaj, shkruan albinfo.ch.
Vitet e fundit Gjirokastra është kthyer në qytetin e preferuar të turistëve vendas e të huaj. E veçanta e këtij vendi është se cilësohet si qytet i gurtë dhe gjithnjë e më shumë po renditet si një nga qytetet elitare të turizmit shqiptar, duke thithur një numër gjithnjë në rritje të turistëve, pavarësisht pandemisë.
Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, tha sot për ATSH-në se “vetëm në 10 ditët e para të shtatorit qyteti ynë u vizitua nga 550 vizitorë vendas e të huaj, ndërsa pothuajse të gjitha hotelet në pjesën muzeale kanë qenë të rezervuara. Ndërsa në muajin gusht Gjirokastra u vizitua nga mbi 2 mijë turistë”.
“Ndërsa muzetë e qytetit në 10 ditët e para të shtatorit u vizituan nga 557 turistë, ku konkretisht 317 turistë në Muzeun e Armëve, 100 në Muzeun Etnografik, 120 në Muzeun Kadare, dhe 20 në Muzeun e Luftës së Ftohtë”, theksoi Golemi.
Kryebashkiaku Golemi u shpreh se “vizioni ynë është ta shndërrojmë qytetin edhe në një destinacion fundjavash për vendasit, ndërsa për të huajt Gjirokastra tashmë është një markë e njohur turistike”.
Golemi u shpreh se “ky vit po shkon drejt fundit me kufizimet e veta për shkak të pandemisë, por sapo të çlirohemi njëherë e mirë nga armiku i padukshëm, besoj se viti i ardhshëm do të ketë një fluks më të madh turistësh në Gjirokastër e mbarë Shqipërinë”.
Turistët që vizitojnë qytetin e gurtë mbeten përherë të mahnitur nga paketa e plotë turistike që u ofron qyteti dhe rrethinat përreth. Gjirokastra po renditet përherë e më shumë në qytetet elitare të turizmit shqiptar, duke thithur një numër gjithnjë në rritje të turistëve”.
Para transformimit të Pazarit të Vjetër në Gjirokastër ka plot 70 bujtina dhe mbi 10 hotele. E njohur për shtëpitë e veta karakteristike, çatitë prej guri dhe muret e bardha, Gjirokastra është një nga pikat kryesore të turizmit në vend.
Kalaja e gurtë dhe parku i Antigonesë vazhdojnë të ngelen më të preferuarat për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja përgjatë guidave dhe udhëtimeve të tyre në zonën e Gjirokastrës. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë















