Shkurt.ch
Gjithnjë e më shumë kolona automjetesh në autostradat e Zvicrës
Kolonat e automjeteve në autostradat në Zvicër kanë vazhduar të zgjaten, edhe pse Qeveria e Zvicrës ka investuar vitin e kaluar gati dy miliardë franga zvicerane në zgjerimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit rrugor kombëtar.
Në rrugët nacionale të Zvicrës më shumë kilometra janë zgjatur sërish vitin e kaluar. 26.89 miliardë kilometra janë regjistruar vitin e kaluar, që nëse krahasohet me vitin paraprak, bëhet fjalë për një rritje prej 1.9 për qind. Me rritjen e trafikut rrugor, është rritur edhe numri i orëve të qëndrimit në kolona (stau) për 4.6 për qind.
Siç ka njoftuar Zyra Federale për Rrugë (Astra), mbipopullimi, aksidentet dhe vendet e ndërtimit janë disa nga shkaktarët e kolonave nëpër rrugët e Zvicrës.
Në veçanti është paralajmëruar që bllokimet e trafikut për shkak të shesheve të ndërtimit të reduktohet në masë të madhe deri 32 për qind.
Pjesa më e madhe e kolonave ishin krijuar në rrugët nacionale. Kolonat e automjeteve morën 42.8 për qind të kohës në trafik, edhe pse ata përbëjnë vetëm 2.5 për qind të rrjetit të rrugëve në Zvicër.
Vitin e kaluar Qeveria e Zvicrës ka investuar 1.95 miliard franga në rrjetin e rrugëve nacionale. 1.24 miliard franga do të shpenzohen për zgjerimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit ekzistues.
Më shumë 630 milionë franga kanë shkuar si pjesë e kompletimit të rrjetit në rrugëve të reja dhe 75 milionë franga janë shpenzuar në heqjen e pengesave.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Stacioni tokësor Starlink miratohet për Valais Sistemit të internetit Starlink të Elon Musk i është dhënë leje lokale për të hapur një... -
Zgjerimi hekurudhor i BE-së duke anashkaluar Zvicrën -
“Gjeneva Ndërkombëtare në rrezik” -
Punëdhënësit zviceranë janë optimistë për vitin 2026 -
Punëdhënësit zviceran shprehin optimizëm për 2026











