Shkurt.ch
Gjithnjë më shumë etër pas moshës 50 vjeçare
Në vitin 2013 ka pasur 1615 të tillë në gjithë Zvicrën, ose 300 më shumë se pesë vite më parë
Janë gjithnjë më të shumtë ata meshkuj që bëhen etër pas moshës 50 vjeçare. Në vitin 2013 ka pasur 1615 të tillë në gjithë Zvicrën, ose 300 më shumë se pesë vite më parë. Por trendi i shtyrjes së moshës së bërjes baba është i hutueshëm edhe në përgjithësi: tashmë çdo i pesti mashkull në Zvicër është më shumë se 40 vjeçar kur bëhet baba.
Nga ana tjetër, numri i atyre që bëhen baballarë në moshë të re ka shënuar rënie. Në vitin 2013 në Zvicër ishin vetëm 107 meshkuj të cilët ishin bërë etër në moshën nën 20 vjeçare, ndërsa në vitet e mëparshme ishin mesatarisht nga 140 të tillë. Edhe numri i atyre që u bënë baballarë në moshën 20 deri 24 vjeçare ka rënë në mënyrë të vazhdueshme gjatë pesë viteve të fundit. Në vitin 2013 ky numër ka qenë 2312, tregon raporti më i ri i Entit federal për Statistikë, që është publikuar sot
Megjithatë, mosha kur më së shumti meshkuj bëhen me fëmijë vazhdon të jetë në mes 30 dhe 39 vjeçare.
Në vitin 2013 në Zvicër janë bërë etër fëmijësh gjithsej 82713 meshkuj.
Në raportin e posapublikuar për herë të parë janë përfshirë edhe etërit e pamartuar
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Diaspora
Pse ka më pak aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit? Analiza e fenomenit të kthimit në Kosovë gjatë fundvitit... -
Mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit -
LDK mban takim me mërgatën në Austri -
Shqiptarja debuton në ekranin e madh me filmin britanik kriminal “A Gangster’s Life” -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Fjalët më të përfolura në Zvicër gjatë vitit 2025 «Frauen-Nati» është zgjedhur fjala zvicerane e vitit 2025 nga Zürcher Hochschule für Angewandte Wissenschaften (ZHAW). Në... -
Deputetët miratojnë tituj të rinj profesionalë për arsimin e lartë profesional -
Qytetarët me shtetësi të dyfishtë franko-zvicerane nuk do të mund t’i shmangen më shërbimit ushtarak në Zvicër -
Valë e re shkurtime punësimi në Zvicër -
Lugano po bëhet qendra zvicerane e bitcoin-it











