E-Diaspora
„Gjurmë“, ekspozitë e Ali Sinanit në Nicë të Francës
25 veprat e artisti shqiptar janë ekspozuar në Galerinë Sveta Gallery.
Para hapjes është prezantuar një performancë – homazh, për viktimat e tragjedisë së Nices.
Ali Sinani citohet të ketë thënë se ekspozita përfshinë 25 piktura të teknikës në vaj pëlhure dhe titullohet “Gjurmët”, përcjell albinfo.ch.
Bëhet fjalë për piktura të cilat janë realizuar nga Ali Sinani viteve të fundit.
Ekspozita „Gjurmët“ ishte paraparë të hapej pikërisht më 14 korrik, poe ishte shtyrë për 19 korrik për shkak se në atë mbrëmje kur ndodhi edhe tragjedia në Nice, ku humbën jetën mbi 80 persona.
Madhësia e 25 veprave është e formateve të ndryshme. Ekspozita „Gjurmët“ do të qëndrojë e hapur deri me 28 korrik.
Shqiptaro-zvicerani Ali Sinani ka lindur më 1977 në Doberdoll të Maqedonisë. Gjatë vitit 2009 mori titullin e magjistrit të shkencave të artit në Akademinë Universitare të Arteve në Shkup. Është anëtar i asociacioneve të ndryshme të artistëve zviceranë, austriakë, gjermanë dhe të Maqedonisë. Deri tani ka realizuar mbi njëzet ekspozita personale dhe kolektive në Maqedoni, Zvicër dhe së fundi në Gjermani dhe Francë.
Jeton dhe punon në St. Gallen të Zvicrës, ku edhe mban kurse në studion e tij “Arte”.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Arrestohen dy shqiptarë me armë me silenciator, po tentonin të hynin ilegalisht në Britani Policia franceze i ndaloi në një kamion që po përgatitej të hipte në traget, ndërsa autoritetet... -
Itali: Arrestohet 36-vjeçari shqiptar, dyshohet se i vuri flakën banesës së ish-partneres -
Gjermani
Wizz Air korrigjon emërtimin e Prishtinës, pas reagimit qytetar dhe ndërhyrjes diplomatike -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë

















