Lajme
Gjykata e liron nga terapia shqiptaren e Winterthurit të kthyer nga Siria
Në vitin 2014, vajza nga Winterthuri kishte udhëtuar me vëllain e saj atëherë 16-vjeçar në territorin e milicisë terroriste të Shteti Islamik (IS) në Siri
Gjykata e Lartë (kantonale) e Cyrihut ka dënuar me burgim një të re nga Winterthuri, e cila kishte udhëtuar në zonën e Shtetit Islamik (IS) në vitin 2014 kur ishte 15 vjeçe.
Pjesën më të madhe të dënimit vajza shqiptare me prejardhje nga Kosova tashmë e ka vuajtur. Ndërsa trupi gjykues ka vendosur që e reja tashmë 21 vjeçe, të mos vazhdojë terapinë risocializuese ndaj së cilës ajo po rezistonte, shkruan nzz.ch.
Gjykata e Lartë e Cyrihut ka bërë të ditur të enjten se është dëshmuar në mënyrë të padyshimtë se e akuzuara ka qenë në Siri, në një regjion që i atribuohej organizatës islamike IS, transmeton albinfo.ch. Pas një apeli të bërë me shkrim, gjykata ka marrë vendimin për këtë rast në 22 tetor.
Në vitin 2014, vajza nga Winterthuri kishte udhëtuar me vëllain e saj atëherë 16-vjeçar në territorin e milicisë terroriste të Shteti Islamik (IS) në Siri.
Vëllai thuhet se ka ndjekur një shkollë të Kuranit atje dhe ka mbështetur logjistikën e IS, përcjell albinfo.ch. Sipas aktakuzës, vajza atëbotë 15 vjeçe bënte punët e shtëpisë, kujdesej për fëmijë të vegjël dhe jepte mësim anglisht.
Vëllai dhe motra kanë qenë në kontakt të ngushtë me simpatizantët e IS dhe janë përpjekur të bindin familjarë dhe miq nga Zvicra për idenë e tyre.
Udhëtimi në SIri përshkruhet si një “mision ndihme”
Në procesin para gjykatës për të mitur në Winterthur, vitin e kaluar, të dy kishin refuzuar të dëshmonin dhe kishin paraqitur udhëtimin e tyre si një përpjekje të padëmshme dhe ndihmesë për popullatën.
Gjykata megjithatë i kishte dënuar të dy për shkelje të normës që shpall të ndaluar organizatën IS. Vajza u dënua me kusht prej dhjetë muajsh, kohë të cilën ajo e ka vuajtur tashmë pasi ka qëndruar në burg për nëntë muaj gjatë periudhës së hetimit.
Para gjykatës së lartë ajo është mbrojtur kryesisht kundër masës së terapisë bisedore, të shqiptuar nga gjykata e ulët. Ndërsa Gjykata e lartë tani ka pranuar ankesën e saj.
E akuzuara tashmë nuk është adoleshente por e rritur. Ajo ka përfunduar me sukses shkollimin profesional dhe është e integruar në jetën e punës, përcjell albinfo.ch. Vazhdim i mundshëm i masës kundër vullnetit të saj nuk do të ishte premtues.
Gjykata e lartë gjithashtu ka rrëzuar vendimin e gjykatës së shkallës më të ulët që vajza të paraqitej rregullisht në polici.
Vëllai është sërish nën mbikëqyrjen e drejtësisë
Ndryshe nga motra e tij, vëllai një vjet më i madh e kishte pranuar aktgjykimin e shkallës së parë të gjykatës së Winterthurit. Ai është dënuar me njëmbëdhjetë muaj burgim. Gjatë periudhës së hetimit, ai tashmë kishte vuajtur dhjetë muaj burg.
Por ai, duket se nuk ka hequr dorë nga ideologjia: Prokuroria Federale tashmë ka iniciuar procedura të reja penale kundër tij, përsëri për shkeljen e ndalimit të ligjit mbi IS-in.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime Mes pasigurisë së vazhdueshme gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe çmimeve në rritje të karburantit për... -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten -
Disa pishina zvicerane mund të ndalojnë hyrjen e jo-rezidentëve -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
SHBA fillon hetime kundër Zvicrës për tregti të padrejtë















