Shkurt.ch
Gjykata Evropiane, kundër burgosjes së refugjatëve ilegalë
Disa lande gjermane i mbajnë në burgjet e rregullta refugjatët e arrestuar që presin dëbimin.
Një vietnameze vjen si refugjate në Gjermani, kapet në Bavari dhe mbahet në burgun e Nurembergut nga 29 marsi 2012 deri në 10 korrik 2012, përsa kohë që pret dëbimin. Gjykata e Nurembergut e refuzoi ankesën e saj për bashkimin në burg me të dënuar për vepra të tjera penale. Rasti i vietnamezes arriti deri në Gjykatën Federale, ku gjykatësit nuk morën asnjë vendim, por ia dorëzuan çështjen Gjykatës Evropiane dha vendimin e saj ditën e enjte (17.07.) në një çështje mjaft të rëndësishme, nuk lejohet që të arrestuarit si refugjatë ilegalë të vendosen në një burg me të dënuarit e tjerë.
Organizatat humanitare, si ProAsyl dhe Shërbimi Jezuit për Refugjatët, e dënojnë praktikën e nëntë landeve gjermane që të vendosin në të njëjtin burg refugjatët ilegalë me të burgosurit e tjerë dhe i referohen një rregulloreje evropiane të vitit 2008, transmeton DW.
Në burgjet normale rregulloret janë të forta, përdorimi i celularit, për shembull, nuk lejohet. Edhe prokurori i përgjithshëm francez i Gjykatës Evropiane, Yves Bot, ishte shprehur më parë se ai një praktikë të tillë të mbajtjes në burg e vlerëson antiligjore. Vendimi i Gjykatës Evropiane të enjten i dha atij të drejtë.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












