Lajme
Gjykata Federale hedh poshtë ankesën e Konsullatës Turke për fyerje të Erdoganit
Ankesën i takonte ta bëjë personi i dëmtuar, i cili në këtë rats është presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, dhe jo Konsullata e Turqisë
Në maj të vitit 2017, demonstruesit e kishin shkruar me ngjyrë në disa vende në afërsi të Konsullatës së Turqisë në Cyrih parullën “Kill Erdogan” (Vrite Erdoganin). Me atë rast policia i kishte ndaluar përkohësisht tre persona të dyshuar por nuk i kishte mbajtur mëtutje pasi që, sipas Prokurorisë së Cyrihut, kishte tepër pak prova për një gjë të tillë, shkruan srf.ch.
Konsullata e Turqisë në Cyrih ka ushtruar një ankesë kundër këtij veprimi dhe ka kërkuar dënim për të dyshuarit.
Tash më shumë se dy vite më vonë, Gjykata Federale si shkalla më e lartë dhe e fundit e gjyqësisë së Zvicrës ka hedhur poshtë ankesën, transmeton albinfo.ch. Ajo ka vendosur që të mos ketë proces të sërishëm lidhur me rastin. Sipas saj madje Konsullata e Turqisë nuk ka pasur fare të drejtë të ushtrojë një ankesë të tillë.
Ankesën i takonte ta bëjë personi i dëmtuar, i cili në këtë rats është presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër Pajtim Gashi: “Donim një kompani që nuk shet vetëm pajisje, por ofron besim, korrektësi dhe profesionalizëm... -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Zvicër
-
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein Historia e saj është përfaqësuese e një kohe kur burra të fuqishëm e përdornin industrinë e... -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes












