Feja
Gjykata Federale lejon bartjen e shamive në shkolla
Me vendimin e gjykatës në fjalë, dy vajzat nga Maqedonia fitojnë të drejtën të vazhdojnë shkollimin pa u detyruar të heqin shamitë.
Dy nxënëse 17 vjeçare të besimit islam nga Maqedonia, me qëndrim në Bürglen të kantonit Thurgau janë bërë shkak për një vendim që ka marrë Gjykata Federale e Zvicrës, niveli më i lartë gjyqësor i vendit. Drejtoria arsimore e komunës së tyre ua kishte ndaluar të shkonin në shkollë me kokën e mbuluar me shami.
Me vendimin e gjykatës në fjalë, dy vajzat fitojnë të drejtën të vazhdojnë shkollimin pa u detyruar të heqin shamitë, shkruan nzz.ch
Këtë vendim, instanca më e lartë e gjyqësisë e ka marrë pas ankesës që ka bërë komuna, mirëpo ajo e ka lënë edhe më tutje hapur çështjen e ndalimit në parim ose jo, të mbajtjes së shamisë nëpër shkolla.
Shkolla në Bürglen ku i ndjekin mësimet dy vajzat nga Maqedonia mbronte qëndrimin se “shkolla ka për qëllim një qasje me besim të ndërsjellë dhe ndjekjen e saj pa shami”. Nisur nga ky arsyetim, ndalohet bartja e kapelave, shamive dhe syzeve të diellit gjatë qëndrimit në shkollë”.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme Duke filluar nga vjeshta e vitit 2027, historia e artit nuk do të jetë më lëndë... -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë













