Lajme
Gjykata federale: Nuk përsëritet votimi për dëbimin e të huajve
Shpalljen të pavlefshëm të votimit e kishte kërkuar, përmes një ankese të dërguar në këtë gjykatë, një qytetar nga Soloturni
Gjykata Federale e Zvicrës me seli në Lozanë ka ardhur në përfundimin se votimi popullor i mbajtur vitin e kaluar, i mbiquajtur “votimi mbi iniciativën për dëbimin e të huajve kriminelë” ka qenë i rregullt dhe i vlefshëm.
Si rrjedhojë, ai nuk do të përsëritet, shkruan nzz.online.
Shpalljen të pavlefshëm të votimit e kishte kërkuar, përmes një ankese të dërguar në këtë gjykatë, një qytetar nga Soloturni. Ai, veç tjerash, ishte ankuar se SVP gjatë fushatës për votim i kishte informuar në mënyrë të mangët votuesit lidhur me problemet që ka kjo iniciativë me të drejtën ndërkombëtare.
Ndërsa, në përgjigjen e saj, Gjykata Federale ka thënë se është në të drejtën e partive politike që interesat e tyre t`i përfaqësojnë në frymë polemizuese.
Nga ana tjetër, vazhdon shkresa e gjaktës, qytetari me të drejtë vote secilën herë merr nga Qeveria Federale informacione të mjaftueshme lidhur me përmbajtjen e iniciativës së caktuar për votim.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli Pas disa javësh pa zbuluar një rast të ri, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve... -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm











