Integrimi
Gjykata Federale vendos për dëbimin e plakës 78 vjeçare në Kosovë
Gjykata e pranon se ajo, pas vdekjes së të shoqit ka nevojë për përkujdesje. Por, kjo nevojë nuk e arsyeton varësinë e kosovares ndaj djemve të saj në Zvicër
Pas vdekjes së bashkëshortit të saj, kosovarja 78 vjeçare vjen të jetojë te dy djemtë, në Zvicër, në Kantonin Schwyz. Por, Gjykata Federale me vendimin e saj e kthen plakën në Kosovë, pas katër vitesh qëndrimi në Zvicër: Nuk është rast i rëndë, sipas shkallës më të lartë të gjyqësisë së Zvicrës, shkruan marchanzeiger.ch.
Ajo kishte ardhur këtu në vitin 2013, me vizë turistike, transmeton albinfo.ch. Njëri nga dy djemtë e saj, me leje qëndrimi të përhershëm në Zvicër (Vizë C) bën kërkesë për bashkim familjar për të ëmën. Por, Departamenti i Ekonomisë Popullore i Kantonit e hedh poshtë këtë kërkesë. Pastaj, si Ekzekutivi i kantonit, ashtu edhe Gjykata Administrative e vërtetojnë se gruas nga Kosova nuk mund t`i ndahet leja e qëndirmit për të kaluar pleqërinë e saj në Zvicër.
Kosovarja ushtron ankesë në Gjykatën Federale me pretendimin se është e detyruar të mbështetet te bijtë e saj që jetojnë në Zvicër, përcjell albinfo.ch. Gjykata në fjalë, në vendimin e saj pranon se ajo, pas vdekjes së të shoqit ka nevojë për përkujdesje. Për këtë, kosovarja duhet të organizojë ndryshe jetën e saj.
Por, kjo nevojë si e tillë nuk e arsyeton marrëdhënien e veçantë të varësisë ndaj djemve të saj në Zvicër. Shumë më tepër duhen kërkuar mundësi zgjidhjeje në vendin e prejardhjes, pëercjell albinfo.ch. Dhe, duke qenë se atje, në afëris prej 10 kilometrash jeton e bija, një zgjidhje për plakën shikohet si e mundshme.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih Me gjithë përpjekjet për ringjallje nga paramedikët, punëtori vdiq në vendngjarje... -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës












