Shkurt.ch
Gjykata i jep të drejtë rastit social: Mund të mbajë veturën!
Ai ka bërë ankesë në Gjykatën Administrative të kantonit, në Liestal dhe kjo gjykatë ia ka dhënë të drejtën që të mos e dorëzojë makinën përkundër faktit se ligji i ri nuk e lejon këtë
Një personi të varur nga ndihmat sociale, i cili jeton në fshatin Zuitgen të Kantonit Baselland, përkundër ligjit në fuqi, i është mundësuar ta mbajë veturën që e ka pasur. Atij më parë i ishte tërhequr vërejtja nga zyra sociale se nëse do që të mbajë makinën do t`i ulet shuma e ndihmës sociale, shkruan srf.ch.
Por ai ka bërë ankesë në Gjykatën Administrative të kantonit, në Liestal dhe kjo gjykatë ia ka dhënë të drejtën që të mos e dorëzojë makinën por ta mbajë, transmeton albinfo.ch.
Personi për të cilin bëhet fjalë është prej dhjetë vitesh i papunë. Por gjatë fundjavave ai argëton njerëzit rrugëve si një artist amator. Së shpejti ky person do të jetë dhe pronar firme dhe për të gjitha këto, pasja e një automjeti është e domosdoshme për të, sipas tij. Përkundër këtij arsyetimi, qendra për ndihma sociale i kishte kërkuar atij që të dorëzonte numrat e automjetit ndërsa gjykata i dha në fund të drejtë atij dhe jo qendrës sociale.
Edhe pse që nga 1 janari 2016 vepron një ligj i ri që kërkon dorëzimin e makinës në rastet e tilla, gjykata është detyruar të mbështetet në ligjin e vjetër, përcjell albinfo.ch. Në bazë të atij ligji nuk është e ndaluar që një pjesë të parave të ndihmave sociale personi konkret t`i investojë në automobil në vend se në veshmbathje ose ushqim.
Gjyqtarët në Liestal kanë theksuar se ky rast nuk mund të merret si precedent. Secili rast duhet të shqyrtohet individualisht.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj I përballur me një krizë të madhe në vreshtarinë zvicerane, kantoni i Gjenevës dëshiron të prezantojë... -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën -
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit











