Kosova
Gjykata i vazhdon paraburgimin edhe për dy muaj të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Sheholli
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj Fatmir Shehollit, i arrestuar si i dyshuar për spiunazh në favor të BIA-s serbe.
Sheholli është arrestuar më 9 tetor 2025 dhe një ditë më pas, më 10 tetor, gjykata i kishte caktuar një muaj paraburgim, teksa i njëjti dyshohet se ka vepruar sipas udhëzimeve të zyrtarit të lartë të BIA-s serbe, Bojan Dimiç, duke mbledhur dhe shpërndarë informacion rreth pronave, aktiviteteve biznesore dhe funksionimit të institucioneve në Kosovë, transmeton albinfo.ch.
Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale, Sheholli ishte i rekrutuar nga BIA dhe kishte ofruar ndihmë të vazhdueshme për këtë shërbim të huaj, duke marrë informacione që më pas i shpërndante edhe në media online në Kosovë. Ai ishte nën hetime nga gushti i vitit 2024 dhe ishte edhe në përgjim fizik.
Gjatë bastisjeve të Policisë së Kosovës më 9 tetor 2025 në banesën e Shehollit janë sekuestruar një numër i pajisjeve elektronike, dokumentacion dhe sende të tjera të cilat do të dërgohen në ekzaminim.
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
Pothuajse 96% e përfitimeve të vonuara të papunësisë janë paguar Gati 96% e përfitimeve të papunësisë që duhet të paguhen që nga fillimi i vitit për... -
Aeroportet zvicerane shënojnë numër rekord udhëtarësh -
Autoritetet zvicerane presin financa më të dobëta për shkak të pagesave shtesë të pensioneve -
Më pak vdekje, më shumë lëndime të regjistruara në rrugët zvicerane -
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër













