Bota
Gjykata në Palermo vendos të kompensojë familjen e 13-vjeçarit që e mbytën në acid
Giuseppe di Matteo ende pa i mbushur 13 vjet ishte rrëmbyer nga bosët mafiozë më 1993.
Mediat italiane kanë shkruar gjatë ditës së sotme se nëna e 13-vjeçarit dhe vëllai do të marrin 2.2 milionë euro si kompensim.
Ngjarja kishte ndodhur më 1993, kur 13-vjeçari u rrëmbye nga disa bosë mafiozë.
Ai ishte mbajtur për 2 vjet rresh i lidhur, ndërsa në fund bosët mafiozë e kishin vrarë duke e hedhur në acid, përcjell Albinfo.ch.
Gjykata e Palermos ka vendosur një kompensim prej 2.2 milionë euro për nënën e Giuseppe di Matteo, Francesca Castellese dhe vëllain, Nicola.
Për gjyqtarët “dinjiteti i personit, e drejta e fëmijës në një mjedis të shëndetshëm, në një familje, në një zhvillim harmonik, në arsim është dëmtuar”.
Brancaccio Joseph Gravano, Benedetto Capizzi, Christopher Cannella, Giuliano Francesco, Luigi Giacalone dhe penduar Gaspare Spatuca, të gjithë janë dënuar për vrasje.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? Zyra Federale e Doganave dhe Swissmedic ndalojnë importin e barnave nga jashtë kur tejkalohen sasitë e... -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet













