Bota
Gjykata në Panama vendos kundër Trumpit
Gjatë kësaj jave disa punëtorë zhvendosën emrin e presidentit të SHBA-së nga një hotel, “Trump Ocean Club” në Panama City, pasi që organizata e presidentit amerikan humbi kontrollin ndaj administrimi të pronës në një rast të ashpër komercial.
Orestes Fintiklis, partner menaxhues në kompaninë “Ithaca Capital” dhe pronar i hotelit Trump, i cili ishte në proces gjyqësor me menaxhmentin e Organizatës Trump, ka thënë se gjykata i dha fund betejës, përcjell albinfo.ch.
“Siç kuptohet, ky është rast krejtësisht komercial. Dhe, në fund gjykata e dha fjalën e saj. Sot Panamaja ka dëshmuar se ka institucione stabile, ku respektohet sundimi i ligjit dhe korniza ligjore për investuesit. Sot, edhe investitorëve u është kthyer besimi në shtet”, tha ai. As Organizata Trump, as autoriteti legal panamez nuk kanë komentuar për rastin. Presidenti amerikan e kishte inauguruar këtë hotel në vitin 2011, 6 vjet para se të hynte në Shtëpinë e Bardhë.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











