Kosova
Gjykata Speciale në Hagë ngre aktakuzë ndaj Isni Kilajt
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka bërë të ditur se ka dorëzuar aktakuzë të ndryshuar kundër ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj.
Ai ishte arrestuar në nëntor të vitit të kaluar nën dyshimin për pengim të drejtësisë, teksa në muajin maj ishte liruar nën kushte të rrepta. Si kusht paraprak e ka pasur shumën prej 30 mijë eurosh, të cilën duhej t’ia jepte administratores si garanci financiare, transmeton albinfo.ch.
Në muajin maj, kur ishte liruar, u bë e ditur se është pezulluar kërkesa e shqyrtimit të aktakuzës ndaj tij, me synimin se do të paraqitet aktakuzë e ndryshuar dhe tani është njoftuar se aktakuza e ndryshuar është dorëzuar, por nuk është bërë ende publike.
“Në vazhdim të njoftimit të mëparshëm lidhur me çështjen Kilaj në muajin maj, më 18 korrik ZSP-ja ka njoftuar publikisht Gjykatësen e Procedurës Paraprake se ka dorëzuar aktakuzën e ndryshuar kundër Isni Kilajt. Njoftimi, i cili nuk përfshin detaje të mëtejshme, është i disponueshëm këtu”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj I përballur me një krizë të madhe në vreshtarinë zvicerane, kantoni i Gjenevës dëshiron të prezantojë... -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën -
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit











