Lajme
Gjykata Speciale nis punën: Arrestohet dy persona në rajonin e Llapit
Policë të EULEX-it dhe ata të njësive elite të Policisë së Kosovës, kanë rrethuar sot shtëpinë e Agron Sylejmanit ( i vrarë nga UNMIK-u më 2014). Aksioni u zhvillua në Kushevicë të Podujevës, ndërsa u arrestuan dy persona
Gjykata Speciale për krime të pretenduara të luftës nga ana e ish guerilëve të UÇK-së, nga dita e sotme ka filluar punën në Kosovë. Dhe menjëherë, Policia e Kosovës në koordinim me Policinë e EULEX-it kanë nisur “gjahun” duke i kërkuar njerëzit që janë përgjegjës për krimet e pasluftës. Si rrjedhojë sot janë arrestuar dy persona në rajonin e Podujevës.
“Me hyrjen në fuqi të Rregullores javën e kaluar, nga dita e sotme nuk do të ketë kurrfarë pengese ligjore për marrjen e çfarëdo parashtrimi ose aktakuze nga Zyra e Prokurorit të Specializuar”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Speciale, pak para se të nis aksionin në rajonin e Llapit.
Sipas njoftimit zyrtar nga Prokuroria e Shtetit, dy persona janë arrestuar me urdhër të gjykatësit, ndërsa dy persona të tjerë janë arrestuar nga Policia e Kosovës për posedim të paligjshëm të armëve. Një person tjetër pritet të ekstradohet nga një shtet i jashtëm dhe të arrestohet gjatë ditës në lidhje me të njëjtin rast.
Sipas njoftimit të Këshillit Prokurorial rreth 35 zyrtarë policorë ndërkombëtarë dhe 100 zyrtarë policorë nga Kosova bënë kërkime në lokacione të ndryshme në lidhje me shtatë (7) të dyshuar pjesë e hetimeve penale në vazhdim e sipër. “Këto hetime kanë të bëjnë me vrasjen e rëndë të dy (2) zyrtarëve të UNMIK-ut dhe me tentimvrasjen e rëndë të dy (2) zyrtarëve të tjerë të UNMIK-ut në vitin 2004”, thuhet në njoftim.
Siç raportojnë mediet lokale në Prishtinë, Policë të EULEX-it dhe ata të njësive elite të Policisë së Kosovës, kanë rrethuar shtëpinë e Agron Sylejmanit, sot në orët e mëngjesit. Aksioni u zhvillua në Kushevicë të Podujevës. Nga ana tjetër, Agron Sylejmani, tashmë i vdekur, është akuzuar për vrasjen e aktivistit të LDK-së, Haki Imeri, në nëntor të vitit 1999.
Denoncimin publik e ka bërë në disa raste vëllai i tij Imer Imeri, i cili e ka cilësuar vrasje politike. Ai ka thënë se vëllai i tij është kidnapuar nga tre policë ushtarakë të UÇK-së.
Sylejmani, për të cilin vëllai i tij ka thënë se është vrarë nga Policia e UNMIK-ut, është përfolur edhe për përfshirje në rastin e vrasjes së gazetarit Bekim Kastrati. Djali i të ndjerit Haki Imeri, Kastrioti, kishte treguar se çfarë ka ndodhur me 3 të dyshuarit për vrasjen e babait të tij.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











