Lajme
Gjykatësi e quan “të lehtë” dhunimin e 17 vjeçares, Indinjatë në rrjetet sociale
Një person 24 vjeçar është dënuar me burg për përdhunimin e një vajze 17-vjeçare. Por arsyetimi i gjykimit ka shkaktuar reagime të ashpra
Në shkurt të vitit 2018, një i ri 24-vjeçar ka përdhunuar një vajzë 17-vjeçare në një dhomë hoteli. Gjykata e rrethit Olten-Gösgen, këtë javë e ka dënuar fajtorin me një dënim të pjesshëm me burg.
Ai është dënuar me 28 muaj burg, nga të cilat burgu efektiv që do ta mbajë është 12 muaj, ndërsa 16 muajt e mbetur të dënimit janë me kusht, transmeton albinfo.ch.
Vendimi tani po diskutohet në media sociale e gjetiu për shkak të justifikimit të tij, që e ka bërë kryetari i Gjykatës së Qarkut.
Sipas gazetës Oltner Tagblatt, ai ka thënë në pledoajenë e gjykimit se dënimi nuk ishte më i lartë sepse bëhej fjalë për një “përdhunim relativisht të lehtë”, “nëse mund të thuhet kështu”.
Indinjatë në rrjetet sociale
Për këshilltaren e viktimave dhe shkrimtaren Agota Lavoyer, një deklaratë e tillë është një fyerje për viktimën. Për këtë arsye ajo ka shprehur qëndrimin e saj në Twitter dhe ka marrë shumë pëlqime nga përdoruesit e tjerë.
E pyetur nga srf.ch Agota Lavoyer u përgjigj dyfish: “Një deklaratë e tillë është degraduese për viktimën dhe e lehtëson shkelësin”. Gjuha është ka fuqi të madhe prandaj është e patolerueshme që viktima të dëgjojë nga një gjykatës se përdhunimi i pësuar nga ajo ishte “i lehtë”, thotë Lavoyer, e cila aktualisht drejton qendrën e këshillimit të viktimave në kantonin Solothurn.
Rast i ngjashëm në Bazel
Rasti në Olten nuk është një rast i izoluar. Nuk ka më shumë se një vit që, një gruaje në Bazel iu “faturua” nga gjykata e atjeshme një lloj bashkëfajësie në përdhunimin që kishte pësuar. Viktima kishte “luajtur me zjarrin”, kishte lëshuar “sinjale të gabuara” gjatë vizitës në klub para aktit dhe akti kishte zgjatur “vetëm” njëmbëdhjetë minuta, ishte arsyetimi verbal i kryetarit të trupit gjykues, siç patën raportuar mediat për këtë rast.
Një sqarim i tillë tani mungon në arsyetimin me shkrim të aktgjykimit që doli këtë javë, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, për këshilltaren e viktimave Lavoyer, raste të tilla tregojnë se ka ende shumë keqkuptime për dhunën seksuale.
Nuk ka “përdhunim të lehtë”
Njerëzit që kanë të bëjnë me viktimat e dhunës seksuale, në veçanti, shpesh nuk dinë sa duhet mbi lëndën. “Nëse keni njohuri të mjaftueshme për deliktet seksuale, përdhunimin nuk mund ta quani të butë”. Për këshilltaren e viktimave Lavoyer, kritika e saj nuk ka të bëjë me dënimin, por me zgjedhjen e fjalëve të gjyqtarit nga Olteni.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Sektori i kujdesit në Zvicër: punë e kënaqshme, por me pak kohë për jetën private Sipas studimit, kushtet strukturore në sektor nuk janë gjithmonë të favorshme, dhe shumë punonjës theksojnë se... -
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit -
Rritet inflacioni në Zvicër -
Fitnesi në Zvicër: një në pesë të rritur me abonim në palestër -
Rruga mbi kalimin Gotthard hapet këtë të premte pas mbylljes dimërore












