Kosova
Gjykimi për vrasjen e Marigonës, Krivaqa thotë se të dy kanë qenë përdorues të drogës
Në seancën e rigjykimit të enjten në Gjykatën Themelore në Ferizaj, i akuzuari Dardan Krivaqa gjatë dhënies së mbrojtjes deklaroi se ai dhe tani e ndjera Marigona Osmani kanë qenë përdorues të drogës.
Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu po akuzohen për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit.
“Unë dhe Marigona, e ndjera, kemi qenë përdorues të drogës. E ndjera ka qenë përdoruese edhe para se të njoftohej me mua, edhe unë gjithashtu. Ndërsa prej ditës së parë që jemi lidhur, dytë kemi qenë përdorues të drogës të llojeve; Kremit, kokainës, ekstazi, speed, marihuanë, hashash, xanax, tramadol, po ashtu kemi qenë edhe përdorues të alkoolit”, tha Krivaqa.
Seanca është duke vazhduar ende.
Ndryshe, Gjykata Themelore e Ferizajt më 4 gusht 2023 e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasje e Marigona Osmanit. Ndërsa ishte liruar nga akuza për dhunim. Arbër Sejdiu ishte dënuar me 15 vite burgim për ndihmë në vrasjen e rëndë në bashkëkryerje. Sejdiu ishte liruar nga vepra penale e ndihmës në dhunim.
Por, Gjykata e Apelit me aprovimin e ankesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe mbrojtjes së dy të akuzuarve, e ka kthyer çështjen në rigjykim.
18-vjeçarja Marigona Osmani u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt.
Sipas aktakuzës, Dardan Krivaqa thuhet se më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e kishte detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale dhe e kishte abuzuar e maltretuar në forma të ndryshme.
Një ditë më pas, më 22 gusht 2021, Krivaqa dhe Sejdiu akuzohen se kanë privuar nga jeta Marigona Osmanin, në përpjekje për të fshehur veprën penale të dhunimit. /BetimipërDrejtësi
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026













