E-Diaspora
Gjykohen 6 shqiptarë për plaçkitje bankash
Gjashtë persona, të gjithë shqiptarë, po përballen para trupit gjykues të Gjykatës në Dorneck-Thierstein për dy plaçkitje bankash dhe një numër vjedhjesh të tjera
Atyre u ngarkohen veprat penale të vjedhjes masive, shkaktim dëmesh materiale dhe prishje të qetësisë. Dy nga të akuzuarit po ashtu fajësohen për shkelje të rregullave të komunikacionit.
Procesi gjyqësor ka filluar të hënën dhe pritet të zgjasë tri ditë. Për mungesë vendi, procesi i gjykimit është bartur në sallën e ghjykatës së lartë të Solothurnit.
Sipas aktakuzës, gjashtë shqiptarët, të cilët jo të gjithë jetojnë në Zvicër, më 1 maj të vitit 2015 kishin sulmuar filialin e Bankës Kantonale të Basellandit në Breitenbach ku kishin vjedhur një sasi parash të gatshme, njofton televizioni Tele M1. Dy ditë më vonë ata kanë plaçkitur filialin e Bankës Kantonale të Aargaut në Rothrist.
Po ashtu ata kanë plaçkitur edhe dy kioska, përcjell albinfo.ch. Njëri nga të akuzuarit ngarkohet se në dhjetor të vitit 2010 brenda pak ditëve ka plaçkitur dy kioska në Kantonin e Bernës. Me atë rast ai ka përvetësuar mbi 3500 paketa cigaresh dhe tax karta. Të gjitha këto me vlerë prej 38000 frangash ndërsa dëmi i shkaktuar ka qenë afër 20 mijë franga.
Shuma e parave për të cilën ata akuzohen se e kanë plaçkitur është rreth 150 mijë franga.
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara Këshilli Federal heq dorë nga reforma që parashikonte ndalimin e dorëzimit në shtëpitë e largëta dhe... -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë












