Lajme
Gjykohet “korona-mashtruesi” më i madh në Zvicër: Ka marrë 3.5 milionë nga shteti
Mjeku 47-vjeçar nga Austria kishte besuar se punonjësit e bankës, për shkak të mbingarkesës, nuk do të shqyrtonin aplikimet në detaje
Ish-shefi i zinxhirit të ordinancave mjekësore “Mein Arzt” (“Mjeku im”) do të përgjigjet para Gjykatës së Qarkut në Bülach (Kantoni Cyrihut) javën e ardhshme, raporton Transmetuesi Publik i Zvicrës, SRF.
Ai, duke synuar të rehabilitonte zinxhirin e tij të ordinancave që po shkatërrohej, ia kishte mësyrë kredisë që jepte shteti për bizneset e dëmtuara nga koronavirusi, transmeton albinfo.ch. Kështu, ai ka aplikuar për kredi të koronës për 22 ordinancat e veta.
Por, shifrat që ai ia ka kumtuar bankës Credit Suisse ishin fiktive.
Mjeku 47-vjeçar nga Austria kishte besuar se punonjësit e bankës, për shkak të mbingarkesës së tyre me punë, nuk do të shqyrtonin aplikimet në detaje.
Sikur të jepte vetëm informacionin e vërtetë, ai do të kishte marrë nga shteti, në emër të mbështetjes së biznesit të dëmtuar, një kredi prej “vetëm” 690,000 frangash, transmeton albinfo.ch. Por kështu ai ka marrë plot 3.5 milionë franga – edhe pse çekuilibrimi i zinxhirit të ordinancave të tij fillimisht nuk kishte asnjë lidhje me pandeminë.
Ky është mashtrimi më i madh në lidhje me koronavirusin në Zvicër deri më tani. I akuzuari po mbahet në burg që nga tetori i vitit 2020.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti














