Shkurt.ch
Gjykohet mjeku për ekspertiza të ashpra
Kishte pësuar dy aksidente dhe, megjithëse një neurolog e kishte shpallur të paaftë, mjeku i ekspertizës kishte vendosur të kundërtën
Një mjek përgjigjet para gjyqit për falsifikim të dëshmisë mjekësore, pasi që si autor i ekspertizës, e kishte shpallur të aftë për punë një paciente të sëmurë. Vendimi gjyqësor që pritet, mund të prodhojë efekte zinxhirore edhe për shumë raste të tjera të sigurimit të invaliditetit.
Kjo për arsyen se mjeku në fjalë si udhëheqës i qendrës më të rëndësishme të ekspertizave mjekësore në Cyrih MZR, ka qenë i njohur në këtë fushë si jashtëzakonisht rigoroz. Pikërisht nga ky kurs i fortë i tij kishte pësuar pacientja, e cila e ka bartur pastaj rastin në Gjykatën e Qarkut të Cyrihut.
Ajo kishte pësuar dy aksidente me makinë dhe, megjithëse një neurolog e kishte shpallur të paaftë, mjeku i ekspertizës kishte vendosur të kundërtën. Rëndësia e këtij procesi gjyqësor është për aq më e madhe për faktin se mjeku në fjalë kishte qenë përgjegjës për 400 deri në 500 raste ekspertizash dhe varësisht nga vendimi, ato mund të rinisen sërish.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz? Tensionet në Ngushticën e Hormuzit po rrisin shqetësimet për furnizimin me energji në Evropë, ndërsa dërgesat... -
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra rrezikon të bëhet “qendra e pakove” të Evropës -
Prishtina, e kërkuar sa Dubai: Ja ku udhëtuan zviceranët në vitin 2025 -
Aeroporti i Gjenevës raporton më pak pasagjerë












